Mehmet Bardhi, kryetar i Lidhjes Demkratike në Mal të Zi dhe deputet i LISTËS SHQIPTARE në Parlamentin e Malit të Zi

KOMBITORIKA POKERIANE

Sot në Malin e Zi, në vend që të dëshmohen
vlerat e demokracisë, kur është fjala e
realizimit të të drejtave të pakicave
dhe atyre njerëzore, kemi një stagnim,
madje edhe kthim prapa. Kështu kemi
rastin kur funkcionari i lartë i DPS-it
dhe doktori i shkencave juridike kërkon
që të fshihet dispozita e afirmimit pozitiv
për popujt pakicë, nga neni 79 i Kushtetutës
së Malit të Zi dhe në vazhdën e saj kur satelitët e tyre,
kërkojnë të fshijnë SHQIPTARËT nga Kushtetuta.

Në Malin e Zi, edhe mbas 20 vjetësh të shumëpartiakësisë, meqenëse partia (-titë) në pushtet, duke u nisur nga interesi i tyre paraprakisht i definuar dhe i qëllimtë, për ta zgjedhjet e rregullta nuk kanë qenë as nuk paraqesin rregulla (!?), por kombinatorikën e tyre të lojës pokeriane, me qëllim të mbetjes me çdo kusht në pushtet, prandaj edhe koha e shpalljes dhe e mbajtjes së zgjedhjeve, ishte dhe mbet taktika e tyre e mbajtjes së pushtetit dhe jo qëllimi i vendosjes së themeleve të forta dhe të njëmendta të sistemit demokratik zgjedhor, për formimin e klimës dhe të gjitha kushteve për zgjedhje demokratike, fer – të ndershme dhe të lira.

Kështu që as për këta zgjedhje të rregullta lokale në 14 komunat në MZ, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 10 qershorit 2006, afati i shpalljes së të cilave skadon më 25 qershor dhe i mbajtjes, më 25 gusht, të këtij viti, nuk ka, nga ana e tyre, ndonjë të dhënë a përcaktues optimist, që do të jenë ndryshe se herat e tjera, përkundrazi. Përmes mediave të veta shtetërore (në radhë të parë të RTVMZ dhe POBJEDËS) dhe shërbimeve sekrete, do të përbledhin e analizojnë qëndrimet e opozitës parlamentare, dhe pas kësaj do ta kurdistin kohën e shpalljes dhe të mbajtjes së zgjedhjeve vendore, kontra kërkesave e propozimeve të demokracisë në Malin e Zi, gjegjësisht të opozitës demokratike.

Në këtë drejtim, ndoshta ilustrimi më i mirë i gjithë këtyre kombinatorikave dhe farsës, është deklarata e kryetarit të MZ-së, pasi shpalli zgjedhjet e kaluara të 10 shtatorit 2006, kur tha se ai ka respektuar propozimet e opozitës parlamentare dhe zgjedhjet i ka shpallë dhe i ka caktuar që të mbahen të dielën!? (Atëherë opozita pat kërkuar që zgjedhjet të mbahen sa më larg sezonit turistik, diku në tetor apo në fund të fundit edhe në fund të shtatorit, po jo në fillim… për shkak të pamundësisë së fushatës zgjegdhore në sezonin turistik. Kryetari Vujanoviq bëri të kundërtën! ). Është kjo fotografia reale origjinale e demokracisë malazeze. Besoj se kjo nuk do koment.

Një tjetër dëshmi. Në vitet e 90-ta, një funkcionar i lart shtetëror i MZ, në një pritje në kabinetin tim në Ulqin, si kryetar i Komunes së Ulqinit, në vërejtjet e mia që pushteti nuk po respekton të drejtat tona, madje as ligjet që i bie, ai në mënyrë origjinale m’u përgjigj:
-Zotëri kryetar, çdo gjë që ju (do të) propozoni, ne do të punojmë të kundërtën dhe atëherë e dimë se veprojmë mirë!? Çka duhet t’i shtojmë kësaj. Fatkeqësisht, për të mendshmin, thotë populli, çdo gjë është e qartë. E unë po them, se për qëllimmirët, dashamirët, kombëtarët e demokratët.
Prandaj, a nuk është e kotë që diçka të propozojmë, p.sh. që të mbahen në një ditë zgjedhjet në të gjitha komunat etj. pasi madje kjo, siç thashë, mund të jetë edhe në dëm tonin, kur në pozitën parlamentare e qeverisëse nuk ekziston gatitshmëria për një dialog të mirfilltç demokratik, pra edhe për zgjedhjet vendor të 2010, për datën e shpalljes dhe të mbajtjes së tyre.

Në vendet me një zhvillim të lartë të demokracisë parlamentare dhe të funkcionimit të saj, respektohen rregullat e zgjedhjeve të rregullta. Respektohen propoziomet e opozitës. Pra edhe për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve vendore.

Sot në Malin e Zi, në vend që të dëshmohen vlerat e demokracisë, kur është fjala e realizimit të të drejtave të pakicave dhe atyre njerëzore, kemi një stagnim, madje edhe kthim prapa. Kështu kemi rastin kur funkcionari i lartë i DPS-it dhe doktori i shkencave juridike kërkon që të fshihet dispozita e afirmimit pozitiv për popujt pakicë, nga neni 79 i Kushtetutës së Malit të Zi dhe në vazhdën e saj kur satelitët e tyre, kërkojnë të fshijnë SHQIPTARËT nga Kushtetuta. Ose kur kur Kryetari i Malit të Zi thotë se Ai nuk do të nënshkruaj, nuk do të pranojë letrat kredenciale të ambasadorit të Kosovës në Podgoricë, megjithëse Qeveria e Malit të Zi dhe ajo e Kosovës vunë marrëdhënit diplomatike, pa “futur” malazezët në Kushtetutën e Kosovës etj. etj. Kjo shihet qartë se është një lojë e dakorduar, kur njëri thotë ashtu e tjetri kështu Si e kanë emrin e vërtetë këto veprime? Askurrqysh ndryshe, thoshte një shok imi, veçse vazhdim i një avazi të asaj politike të vjetër diskriminuese e përndjekëse të Malit të Zi ndaj shqiptarëve.

Kjo nuk do të ishte ndonjë çudi as e ditës as e vitit. Çudi është se si disa politikanë, që e mbajnë vetën për shqiptarë e përfaqësues të interesave të shqiptarëve, po heshtin e madje po veprojnë, bashkëveprojnë e mbajnë i-son kësaj kënge të vjetër “moderne” të pushtetit. Po, dihet se “çudia” është te favoret që kanë nga pushteti e te pushteti. Por athua , vallë nuk e dinë se edhe favorët kanë fund një ditë, madje fund të turpshëm, por edhe të dëmshëm, jo vetëm për popullin pakicë, të drejtat e të cilit po shkelën, po edhe për vetë shtetin.

Janar 2010

KOMENTOJE