Duke u bazuar në aktvendimin e datës 24 dhjetor 2009, të nxjerrë nga Gjykata e Qarkut në Prishtine dhe në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, ka lejuar ekstradimin e shtetasit malazez, Isa Kajosheviq, i lindur më 20 tetor 1967, në fshatin Dinosh të komunës së Podgoricës, Republika e Malit të Zi.
Ekstradim është ekzekutuar të premten në ora 12 me mbështetjen e Policisë së Kosovës.
Isa Kajosheviq, është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të aktvendimit të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, të datë 17 shtator 2009.
Ai ishte i kërkuar nga autoritet malazeze pasi që ishte i dënuar për veprën penale të “vrasjes së bashkëqytetarit Gjergj Gjokaj në fshatin Dinoshë në vitin 2001. ” dhe i njëjti është shpallur fajtor dhe është dënuar më pesëmbëdhjete vjet heqje lirie nga Gjykata e Lartë në Podgoricë, Republika e Malit të Zi.
Ky ekstradimi, siç thuhet në një komunikatë të MD-së, është bërë në vazhdën e bashkëpunimit të mirë juridik ndërkombëtar që ekziston në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. /Telegrafi/