Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi – Telegram ngushllimi

I nderuar z.President,

Lajmin e ndarjes nga jeta të z. Fadil Ferati, e pritëm me pikëllim të thellë.
Prandaj me këtë rast në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi , Ju shprehim ngushllimet tona të sinqerta , për humbjen e nënkryetarit të LDK-së, kryetarit të komunës së Istogut, dhe njërit prej bashkpunëtorëve Tuaj të ngushtë .
Ndarja nga jeta e z. Ferati është një humbje e madhe për familjen e tij në radhë të parë , për LDK-në, komunën e Istogut dhe qytetarët e saj, dhe për Kosovën për të cilën luftoi e punoi me devotshmëri deri në çastet e fundit të jetës.
Duke ndarë dhembjen me Ju për humbjen e këtij burri të madh të Kosovës, urojmë që idealet e të ndjerit Fadil Ferati të bëhen realitet.

Me nderime,

K RYETARI,
Tahir Tahiri d.v