Karnevalet “Koret 2010” Mbrëmja e Peshkut dhe Vërës

Mbëmë në restorantin Belveder u mbajt “Mbrëmja e Peshkut dhe Vënës” që paraqet dhe natën e parafunit të Karnevaleve. Në këtë mrëmje ishin të pranishëm një numër i madh i qytetarësh nga Malësia të cilët u argëtuan dhe kaluan një mbrëmje të dispunuar. Këtë mbrëmje solemnisht e hapen mazhoretkat malësore me vallën e tyre, kurse në emër të Këshillit foli, kryetari i këshilllit të korëve z. Nrekë Camaj.
Sofra ishte mjaft e begatshme, e përgaditur nga donator të shumtë e për të cilën u përkujdes këshilli i Koreve.
Këtë vit për herë të parë njëri nga sponsorët e kësaj mbrëmje ishte kompania e plantacionit, (Plantazheve) e cila e dhuroi të gjithë vëren dhe rakinë për këtë mbrëmje.
U ftuan të gjithë të pranishmit para “Sofrës së peshkut”. Këtu patëm mundësi të shohim disa mënyra të ndryshme të pergatitjes së peshkut. Por nuk ishte vetem mbrëmje e peshkut dhe e verës, sepse edhe ata që nuk janë dashamirë të këtyre dy artikujve kishin mundësi t’i shijojnë edhe ushqimet tjera.

Të rinjët kishin mundësi edhe të argetohen, të vallëzojnë që edhe sonte për përzgjedhjen e muzikës u përkujdes DJ.Buqi. Ai na dha disa tinguj të muziës e ne na mbeti ti përshtatemi asaj.
Ishte edhe kjo një mbrëmje e Koreve e cila tuboi pothuajse krejt Malësinë.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE