Edhe një manifestimi në Malësi i erdh fundi. Një javë e plotë aktivitetesh vetëm përfundoi, ethet e “Koreve” mbaruan dhe na përshendeten me “Shihemi sot një vjet”. Ishte ky vit i veçant i karnevaleve, sepse pikërisht sivjet u shënua edhe pesëmbëdhjetë vjetori i Koreve.
Edhe për kundër faktit që dje në orën 18:00 binte pak shi, pjestarët e ekipeve vendosën që të defilojnë për qënder të Tuzit, sepse manifestimi i korëve në Malësi duhët të përfundoi një ditë para lidhjës së motit. Edhe për kundër rreshjeve të shiut numri i të pranishmëve nuk ishte në numer aq të vogël, disa qindra qytetarë të Malësisë. Një mori e madhe njerzish vetëm ishin vendos anash rugës kryesore të Tuzit.
Në plan ishte të marrin pjesë 8 ekipe, por për shkak të motit të dobët ekipi i Trieshit nuk kishte mundësi të jetë në mesin tonë . Rrallën e kishin ata për të cilët ne ishim prezent, ekipet filluan Defilimin, atyre do tu paraprijnë mazhoretkat me krye me kapon. Mbasi që vitin e kaluar fitues ishin ekipi i Nënhelmit, këtij viti atyre u takoi nderi që tu paraprijnë të gjithëve.
Këtë vit ekipet që muarën pjesë ishin:
1. Nënhelmi me temën “Gripi I Derrave” (Fitues i vitit të kaluar me temën “Adami dhe Eva”)
2. Tuzi me temën “Tuzi ndër vite”
3. Sukruqi me temën “Leci dhe Shehida”
4. Gruda me temën “Futbolli”
5. Dushiqi me temën “Texas Holdem Poker”
6. Vuksanlekaj me temën “Udhëtimi në Hënë”
7. Koja me temën “Happy Birthday”
Derisa juria po vendoste, në sken para publikut, që ishte në numer të madhë, u paraqitën këngëtarët nga estrada jon Jasmin Nikaj, Violeta Lulgjuraj, Amanda Ujkaj si dhe grupi MARS nga Tuzi, të cilët programin final e pasuruan me këngë të mrrekullueshme.
Masi që ekipi i Nënhelmit vitin e kaluar ishte fitues ata do të kenë detyrë që të djegin edhe shtrigën e sivjeme. E gjykuan për të gjitha këqijat e këtij viti dhe në fund djegen. Gjatë gjygjimit kishin mundësi të shohim edhe fishëkzjarrët të cilat ishin të përgatitura edhe për këtë vit.
Ashtu që Juria e cila ishte e përberë me nga një përfaqësues nga çdo ekip do të vendos kështu:
Maska më e bukur individuale: “Anija Kozmike” nga ekipi i Vuksanlekajve
Vendi i parë : Ekipi i Vuksanlekaj “Udhëtimi në Hënë”
Vendi i dytë : Ekipi i Tuzit me temën “Tuzi ndër vite” dhe
Vendi i tretë : Ekipi i Kojës me temën “Happy Birthday”
Malesia.org që tetë vite radhazi ka përcjellur organizimet e karnevaleve “Koret” me shkrime, mijëra fotografi dhe video-inçizime, të cilat kanë mundësuar që ky manifestim të përcjellet në çdo cep të botës, pa edhe një falënderim nga ana e organizatorëve.
Të kuptohemi, nuk na nevojitën falënderime e as lëvdata për punën tonë vullnetare, por thjeshtë do të mjaftonte një njoftim i organizatorit për internet-shfrytëzuesit se ku mund ti përcjellin aktivitetet e Koreve online.
Sidoqoftë, ne shoqatës “Koret” i urojmë shumë suksese dhe ju sigurojmë që edhe në të ardhmen do të kenë përkrahjen tonë, pasi që qëllimi ynë është në rënd të parë informimi dhe përkrahja e çdo aktiviteti të mirëfilltë në Malësi dhe trojet tjera shqiptare.
Poashtu në këtë mbrëmje mbas defilimit të karnevaleve nëpër qëndër të Tuzit, në Night-Club-in “ECLIPSE” u organizua një mbrëmje argetuese për të rinjët e quajtur “MASKEMBAL PARTY” ku të rinjët e Malësisë patën rastin të argëtohën nën tingujt e DJ Ivan dhe Driton Nicajt.
Antarët tanë edhe kësaj herë ishin prezent dhe përgaditën disa fotografi për ju vizitor të nderuar.
Gjelaj Gj.