Xhakarta e hoqi statujën e Obamës nga Parku Menteng – dhe zhvendosi para oborrit të një shkolle

Megjithse Obama ka deklaruar se në mars të këtij vit , ai do të vizitojë Indonezin së bashku me Zonjën e Parë Amerikane Michelle Obama dhe dy vajzat e tij Malia dhe Sasha, për t’i treguar fëmijërinë e tij, ata që nuk duan statujën në kryeqytetin e Xhakartës, thonë se:” Lidhja e fëmijërisë dhe njohuritë e tij për Indonezinë janë fare”

Autoritetet indoneziane, dje kan hequr një statujë të Presidentit amerikan Barack Obama, kur ai ishte fëmijë i shkollës fillore, nga një park kryesor në qendër të kryeqytetit indonezian Jakarta(Xhakarta), për shkak të një reagimi publik. Statuja që i dedikojhej Obamës fëmijë , kur ai nëxënës i njërës prej shkollave fillore në Xhakatra, kur prindërit e tij kaluan disa vjet në Indonezi, u zhvendosë sot e hënë 15 shkurt, në oborrin e një shkollë fillore, afër asaj që presidenti i SHBA mori pjesë si një fëmijë.

Statuja prej bronzi, Obama – 10 vjeçar pioner në Indonezi, ishte e frymëzuar nga një fotografi e fëmijërisë së fotoalbumit të tij familjar, që ruhej nga në Xhakarta nga ish shokët e tij të klasës. Obama në statujë prej bronxi vepër e një artisti vendas, është portretizuar një fëmijë 10-vjeçar me pantallona të shkurtra, me një t-shirt , bluze me krah të shkrutër, ndërsa ai mban një dorë(të majtën), lart me një flutur u ulur në një gisht të shtrirë.

Dhjetorin e kaluar kjo statujë u bë temë diskutimesh në masë e madhe të kryeqytetasve të Xhakartës, të cilët reaguan menjëherë dhe vunë në shënjestër nga kritikat, autoritet vendorese ajo statujë nuk duhet që të ishte ndërtuar në parkun më të madh dhe qendror të Xhakartës.

Me preteksin se Obama nuk e mertitonte kaq shumë popullaritet në këtë vend kur sipas tyre Obama, “nuk kishte asnjë meritë – se kishte bërë diçka për Indonezinë ose Xhakartën” e atyre viteve të fëmijërisë së tij.

Popullsia e kryeqyteti e ka argumentuar këtë fakt se në atë vend në qender të atij parku, duhet të jetë ndonjë heroi Indonezian që duhet nderuar në atë vend, duke vënë në dukje se Obama ende mund të ndjeki politika që të dëmtojnë interesat e Indonezisë, mendojnë kundërshtarët e vendosjes së statujës.

Obama, nëna e të cilit ka qënë amerikane e bardhë, u martua me një indonezian pas divorcit që babai i Obamës nga Kenia, shkoi të punojë në Indonezi , dhe çojë fëmijën në një shkollë të kryeqytetit nga viti 1967-1971, çka ke ajo pjesë e atyre që morën përsipër bërjen e kësaj statuje u konsiderua një dashuri Indonesianve për Presidentin e 44-të të SHBA , Barack H. Obama.

Edi Kusyanto, një mësues në shkollën ku u vendos statuja e Obamës një statujë e lartë kjo 43-inch, tha se statuja do të qëndrojnë në oborrin e shkollës dhe do të vizitohet presidenti Obama, gjatë vizitës së tij në Xhakartë nga data 20-22 mars. “Nuk ka asnjë polemikë rreth vendosjes së statujës këtu në oborrin e shkollës. Çdokush në shkollë do të përshëndet statujën e Obamës fëmijë 10 vjeçar,” tha Kusyanto.

Statuja është ngritur me fondet private të ngritura nga fundacioni “Miqtë e Xhakartës”- një organizat kjo jofitimprurëse, ndërsa për zhvendosjen e saj nga parku në oborrin shkollës është bër me shpenzimet e qeverisë

Ron Mullers, një indonezian amerikanë, që jetojnë në Xhakartë, i cili doli i pari me idenë për të ngritur statujën dhe dha të hollat për të, nuk pranoi të thoshte nëse ai mendonte tash ” se zhvendosja ishte një reagim i tepruar.” Prësëri tha ai : “Është një statujë të bukur dhe ajo ishte bërë një tërheqje turistike në Xhakarta,” tha Mullers.

“Unë mendoj se parku në qendër të kryeqytetit Xhakartës, ishte një vend ku njerëzit turistët e huaj por më shumë edhe Indonezianët mund të shihni presidentin e SHBA-së, fëmijë,” tha ai.

Megjithatë, ai tha seprapëseprapë ishte i lumtur që statujë mund të frymëzojnë nxënësit e shkollës për të ndjekur ëndrrat e tyre, si ky ish nëxënës i kësaj shkolle që sot është bërë Presidenti i SHBA-së.

Heru një indonezian i njohur si muzikantë, tha si ai kreu i një fushate në Facebook për të hequr statujën, dhe se ai përshëndeti masën për heqjen nga Parku qendror i kryeqytetit të Indonezisë – Xhakartë, por shtoi Heru se vendimi kishte marrë shumë kohë, dhe se ai tani do të bëjë çdo veprim gjyqësor që të kërkojnë heqjen e statujës edhe nga oborri i shkollës.

Ata që janë pro statujës argumentuan se “Statuja është e Obamës si një fëmijë, e jo si Obama sot, pra president i SHBA., ata thonë se ajo se është bërë për qëllim qe të motivojnë fëmijët, anemban botes, se duke studiuar shumë dhe mund te realizojn ëndrra të mëdha,” si kjo e Obamës.

Anëtarët e grupit të heqjes së statujës në Facebook, thanë se ata nuk duan që statuja e Obamës të jetë aty, pasi siç thonë ata “Obama nuk ka bërë asgjë për Indonezin.”

Ata thonë se “Barack Obama, ka ende për të bërë dhe të jap një kontribut të rëndësishëm për kombin indonezian. Ne mund të them se vetëm që Obama kaloi fëmijërinë në Xhakarta- Indonezi. Por, ai i kaloi rininë e tij të mëvonshëme në SHBA-së, dhe mësojë të jetojë si një amerikan,” thotë web faqeja e internetit, e atyre që nuk e duan statujën.

Ata thone sipas një faqe intrneti në Faceboock, se: “Për dinjitetin e një kombi sovran si Indonezia, monumenti i Barack Obamës në Parkun Menteng – Xhakarta, duhet të largohet menjëherë.”

Lidhja e fëmijërisë dhe njohuritë e tij për Indonezinë janë fare pak për t’a bërë, sot Obamën popullor në një vend me 234 milion njerëz dhe ata kryesisht mysliman, thekson ky Facebook .

Obama ka deklaruar se në mars – 20 – 22, të këtij viti , ai do të vizitojë Indonezin së bashku me Zonjën e Parë Amerikane Michelle Obama dhe dy vajzat e tij Malia dhe Sasha, për t’i treguar fëmijërinë e tij. /Beqir Sina/