Dokumenti me reference FO-195/1382 qe mban daten 2 Maj 1881, eshte gjetur disa dite me pare nga studjuesi Bejtullah Destani ne arkiven qendrore te Londres.
I shkruajtur ne osmanisht nga Lidhja e Prizrenit dokumenti i adresohet, ambasadorit britanik ne Stamboll i cili me pas ja ka kaluar kete leter ministrit te Jashtem.
Nepermjet kesaj letre Lidhja e Prizrenit i kerkon ambasadorit britanik ne Stamboll te mbeshteshe duke nderhyre, ne qeverine Otomane per njohjen e kater vilajeteve me emrin Arnautlik.
“I nderuar zoti minister. E dergoj kete leter ne vemendjen tuaj pasi me duket shume interesante” thote ambasadori George Goschen ne letren e tij shoqeruese derguar ministrit te Jashtem Earl Granville.
Studjuesi Bejtullah Destani e ka komentuar gjetjen e ketij dokumenti si me nje rendesi te madhe historike pasi per here te pare nepermjet tij, shihet vula e pare e perdorur nga Lidhja e Prizrenit.
Sipas tij kjo vule nuk eshte permendur apo botuar me pare.
I pyetur si mundi ta zbuloje kete dokumente Destani tha:“Gjetja ndodhi tejet rastesisht ne momentin kur po shikoja nje dosje qe kishte te bente me Vaso Pashen” . /TopChannel/