Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, thotë se ai ka dashur ti jape pushime, kapitenit Lorik Cana në muajin e kaluar, por kjo ka qenë e pamundshme.
Shqiptari, i cili erdhi në Sunderland për 5 milionë funte gjatë verës nga Marseille, shkëlqeu në fillim të sezonit pasi krijoi një partneritet të mirë në mesfushë me Lee Cattermole.
Megjithatë, me Cattermole që qëndroi jashtë fushe për shkak të lëndimit, përgjegjësia e tij u shtua, por forma pësoi rënie.
“Është e drejtë të thuhet se nëse do të kisha lojtarë në dispozicion dhe të gatshëm, ai do të kishte pushuar. Ai është mësuar të ketë një muaj pauzë në Krishtlindje. Ai pati një fillim të shkëlqyeshëm por tashmë e ka parë se si është Liga Premier”.
“Është shumë kërkuese dhe shumë e vështirë, por nuk ka gabime, ai do të rikthehet. Ka pasur momente kur kam menduar ta pushoj ca dhe t’i jap një fundjavë të lirë, por ka qenë e pamundshme”, ka thënë Bruce.