Një antar i parlamentit gjerman dhe i koalicionit të kancelares Angela Merkel ka hedhur idenë se Greqia mund të shpëtoi nga kriza e rëndë ekonomike vetëm nëse do të shiste disa nga ishujt e saj të pabanuar ‘Shteti grek duhet të shesë aksionet në ndërmarrje dhe pasuri të tilla si, për shembull, ishuj të papopulluar,’ tha Frank Schaeffler, në nje intervistë për të përitëshmen Bild. Ndërkohë që e përditshmja BILT komenton “Ne ju japim të holla, ju na jepni Korfuzin, ‘ Një ishull i cili është vetëm pak kilomentra larg nga Saranda.
Greqia ka rreth 2000 ishuj në brigjet e saj, nga të cilat vetëm 227 janë të banuara, sipas ëebsitit nacional të zyrës së turizmit.
“Vendi i rrënuar ekonomikisht nisi të mërkurën një raund të ri të masave të kursimit në një përpjekje për frenimin e një deficiti buxhetor ngritje që është më shumë se katër herë mbi limitet e BE-së” citon AFP