Tuz, 4 mars – Nisur nga nevoja e bashkëpunimit të subjekteve nacionale që në programin e vetë kanë komunën e pavarur të Malësisë, sikurse dhe mospajtimet që kane ngjallë vitin e fundit në mes tyre, e konkretisht të subjekteve që në vitin 2006 përmbanin koalicionin parazgjedhor „Të gjithë për komunë – komuna për të gjithë“ dhe në prag të zgjedhjeve të rregullta lokale në komunën urbane të Tuzit, mendojmë së është koha që të ulemi dhe bisedojmë për atë që na pret në muajt në vijim.
Alternativa shqiptare është e mendimit se kësaj radhe edhe me më këmbëngulje dhe punë, duhet te sjellët qe vota e atyre që përkrahin që Malësia të jetë komunë e plotë, të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme.
Duke e ditur se ligji zgjedhor favorizon subjektet në koalicione dhe që të gjitha votat për ketë opsion të sjellën në një listë, ju propozojmë takim për të biseduar modalitetet e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme lokale në komunën urbane të Tuzit.
Ju ftojmë me 12 mars 2010 në ora 18:00 në takim që ASH organizon për qellim të afrimit të qëndrimit dhe mundësisë së daljes në zgjedhjet lokale në një koalicion parazgjedhor. Takimi do të zhvillohet në zyrën e ASH në Tuz.
Alternativa Shqiptare, Gjergj Camaj (kryetarë)
Dërguar:
Koalicionit Shqiptarë Perspektiva – Vasel Sinishtaj
Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Nikollë Camaj