Sinjale të mira për një marrëveshje koalicioni në mes LD-së, ASH-së dhe Iniciativës Qytetare (Koalicioni Perspektiva)

Sot (12 mars), ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, me iniciativën e Alternativës Shqiptare, u zhvillua takimi në mes subjekteve politike shqiptare që në programin e tyre politik kanë komunën e pavarur të Malësisë.
Takimi u zhvillua në zyrën e ASH-së në Tuz. Në takim morën pjesë Nikollë Camaj, Marash Dedvukaj dhe Gjokë Dukaj nga Lidhja Demokratike, Gjergj Camaj dhe Nikë Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare kurse nga Iniciativa Qytetare (Koalicioni Perspektiva) Vasel Sinishtaj, Smail Çunmulaj dhe Rexhep Gjokaj.
Sipas informatave jozyrtare, por që rrjedhin nga burime të sigurta, takimi u zhvillua në një atmosferë tolerante dhe me përkushtim të plotë, nga të gjithë të pranishmit. Parimisht u dakorduan që të vazhdohen bisedimet dhe të provohet formimi i një koalicioni të gjerë, pa kushtëzime.
Bisedimet do të vazhdojnë në ditët e ardhshme. /Malesia.Org/

KOMENTOJE