Koço Danaj vjen me librin Platforma e Shqipërisë Natyrale (VIDEO Top Channel)

Nje përpjekje dhe përkushtim shume i madh ne keto dy dekadat e fundit, me komente ne median e shkruar dhe analiza ne median elektronike finalizohet me ne fund me nje botim shume te rendesishem, te cilen padyshim e kishte enderruar. I drejtperdrejte dhe kritik, i ashper shpesh here me eliten politike ne te gjithe hapesiren mbareshqiptare, pararendes i zhvillimeve te rendesishme ne rajonin e Ballkanit me mendimet dhe idete e tij ne keto 20 vjet, Koço Danaj sjell per te gjithe lexuesit “Platformen e Shqiperise Natyrale”.

Kur autori e artikuloi per here te pare kete teze dhe e hodhi ne tregun mediatik, nuk ishin te pakte ata qe e shikonin me skepticizëm. Por Danaj nuk u ndal. Nga dita ne dite dhe nga viti ne vit ai e shtjelloi dhe e formezoi kete ide dhe e solli ne vitin 2009 ne nje botim prej 200 faqesh. Dhe cfare eshte me e rendesishme, libri nuk eshte vetem ne shqip, por edhe ne serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Ne nje menyre figurative, Danaj edhe fqinjeve ju drejtohet ne gjuhen e tyre si per tju thene se Shqiperia natyrale tashme nuk eshte me ilegale, por nje problem qe kerkon zgjidhje ne tryezat e dialogut rajonal dhe nderkombertar ku edhe fqinjet jane te pranishem. “Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise qe bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore”, thote Danaj, i cili e shikon realizimin e kësaj ideje permes dialogut dhe debatit demokratik, ndersa detajon 7 fazat e gjithe këtij procesi.

Koço Danaj eshte nder me te përkushtuarit ndaj ceshtjes kombetare ne gjithe hapsiren mbarëshqiptare. Ne mënyrë te vecantë ai ka qene dhe eshte nje nga bashkepunetoret e rendesishem te televizionit ALSAT në këto 7 vjet të ekzistencës së tij, duke percjelle me detaje dhe analize te thelle problematiken ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Presheve, Cameri dhe ne gjithe rajonin e Ballkanit. /ALsat/

KOMENTOJE