Tekstet shkollore – Përfaqësimi i vlerave të mirëfillta

Për përmbajtjen po ashtu duhet theksuar se brenda tekstit mësimor duhet kyçur njësi joshëse për nxënësin brenda tij , ku me rëndësi të veçantë është që njësitë mësimore të lidhen në një mënyrë apo tjetrën me përvojën e nxënësit , të cilit i dedikohet duke vënë theks të veçantë mbi moshën e nxënësit.

Flanur Anamali

Teksti mësimor duhet të jetë një ndër burimet kryesore të informatave për nxënësin. Teksti mësimor duhet të jetë i thjeshtë dhe i qartë për nxënësin në mënyrën që nxënësi të qëndrojë afër me tekstin mësimor me të cilin shërbehet gjatë procesit mësimor. Ndër kriteret që duhet të plotësoi një tekst mësimor vlenë të theksohen: përmbajtja e tekstit ( volumi – tekstet e stërngarkuara me materiale jo të nevojshme), autorët e teksteve mësimore , botuesi-enti për tekste mësimore si institucion , etj.
Kur flasim për përmbajtjen e teksteve aty vlenë theksuar se nuk guxohet të shfaqet monotoni tek nxënësi me anë të inkuadrimit të njësive jo edhe aq të nevojshme për nxënësin brenda tekstit dhe se tekstet mësimore duhet të përputhen me kurrikulën mësimore (p.sh.të shkollimit fillor për klasët gjegjëse). Për përmbajtjen poashtu duhet theksuar se brenda tekstit mësimor duhet kyçur njësi joshëse për nxënësin brenda tij , ku me rëndësi të veçantë është që njësitë mësimore të lidhen në një mënyrë apo tjetrën me përvojën e nxënësit , të cilit i dedikohet duke vënë theks të veçantë mbi moshën e nxënësit. Një ndër çështjet thelbësore që duhet pasur parasysh tek përpilimi i përmbajtjeve të teksteve mësimore është ajo e përfaqsimit të vlerave të mirëfillta të identitetit kombëtar të nxënësit , të cilit i dedikohet (në rastin tonë vlerat e kulturës kombëtare shqiptare brenda teksteve mësimore të shkollës fillore). Gjithësesi duhet ruajtur edhe fenomenin e nivelit të inkuadrimit të vlerave nga kulturat e popujve që nxënësi nuk u përket , e që çojnë drejtë deformimit të tekstit mësimor si vlerë e patjetërsueshme për nxënësin i cili shërbehet me tekstin në fjalë.
Kriter me rëndësi që duhet cekur është edhe autori apo autorët i/e teksteve mësimore . Konkretisht, në rastin tonë ky kriter nuk plotësohet sepse kemi të bëjmë me tekstet e përkthyera , të cilat në masë të madhe nuk janë të përpiluara nga autorët shqiptarë (me përjashtim të teksteve të autorëve shqiptarë).
Fjala bie Ne si popull autokton do të duhej të shërbehemi me tekstet e dedikuara për shkollim fillor nga Shqipëria dhe Kosova , por siç duket kjo dikujt nuk i konvenon dhe në tekstet mësimore të shkollës fillore në RMZ, vërejmë lëshime nga më të ndryshmet .
Lidhur me kriterin e botuesit të teksteve mësimore mund të theksojmë se tekstet mësimore kanë theksin zyrtarë pasi që ata botohen në një institucion të caktuar në nivel shteti. Kur e përmendim institucionin për botim të teksteve mësimore të shkollës fillore në gjuhën shqipe do të aludonim në shtëpitë botuese nga Tirana apo Prishtina që realisht janë qendrat më të mëdha të arsimit shqip nga ai fillor deri tek ai universitar. Tek arsimi shqip në Mal të Zi dhe tek tekstet mësimore të shkollës fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi kjo nuk eksiston. Këtë e argumentojmë me faktin se në shkollimin fillor në gjuhën shqipe në Mal të Zi , shërbehemi me tekstet të cilat botohen në Entin për Tekste Mësimore në Podgoricë, si institucion. Pranë këtij institucioni nuk kemi asnjëtë punësuar të nacionalitetit shqiptar. Ky proporcion i kuadrit shqiptar brenda Entit për tekste bie deri tek shfaqja e lëshimeve në brendinë e teksteve mësimore, ku veçohen përkthimet e fjalëpërfjalshme, jo adekuate si dhe përdorime të fjalëve dhe emrave nëpër shembuj të cilat nuk figurojnë në fjalorin e gjuhës shqipe, por të asaj zyrtare apo malazeze. /Koha Ditore/

KOMENTOJE