Konsullit malazez në SHBA, Branko Miliç po i “djeg” e vërteta

Duke iu falënderuar disa mediave elektronike dhe fatit që , nuk di si, por më arrijnë në adresën time shumë shkrime që botohen në gazetën “Illyria” mësova shumë gjëra. Lexova dhe mësova edhe më shumë për fatin e lig që po i përgatitet vëllezërve tanë në disa prej trojeve të tyre etnike. Lexova pikë për pikë edhe shkrimin e z. Kolë Zagredës e pastaj edhe reagimin e konsulit malazez. Konsullit malazez në SHBA, Branko Miliç po i djeg e vërteta e hidhur në shtetin e tij. Mali i Zi bëri me vite e dekada një politikë të heshtur e kobzezë kundër shqiptarëve autokton atje dhe , fatkeqësisht ky angazhim i tij dha fryte. Dikur Plavë e Guci dhe fshatrat atje kishte plot shqiptarë dhe në ato troje stërgjyshore ishin që kur ekziston toka. Në Dacaj e Malësinë e Rozhajës, po ashtu, dikur kishte plot shqiptarë.

Në shkollën e Dacajve jehonte vargu e kënga e bukur shqipe. Tash ka aty klasë me nga një nxënës. Miliq , çfarë u bë me shqiptarët, ku janë ata? I asimiloi një pjesë pushteti yt e pjesën tjetër, duke ia mjegulluar çdo perspektivë e shtyri të zhvendosej. Me një politikë kobzezë, që nuk e ndaloi askush, keni arritur t’i zbrazni këto troje dhe atje ka gjithnjë e më pak shqiptarë. Kjo e vërtetë po të djeg ty o konsull dhe ti në reagimin tënd në “Illyria”, në vedn që ta shprehish keqardhjen njerëzore, po përdor fjali e shprehje, nga ato që i kemi dëgjuar edhe nga zyrtarë serbë dikur, kur bëhej fjalë për Kosovën. Ti po thua se z. Kolë Zagreda dhe z. Avxhiu pse ka botuar shkrimin “A thua Shqiptarët e Malit Zi po ballafaqohen me fatin e Çamërisë?” qenkan kthyer në “Një kërcënim për shtetin e Malit te Zi dhe për shqiptarët kudo. Jo, jo, o konsulli Branko Miliç. Kërcenim për Malin e Zi dhe për tërë Ballkanin është politika antishqiptare që vazhdon të zihet në kazanët e kuzhinave nacionaliste në Beograd dhe ju malazezët keni mbushur pjatat atje me urrejtje ndaj çdo gjëje shqiptare. Shqiptarët në Malësi e kudo në Ballkan ishin dhe mbeten shembull i tolerancës dhe i kontributit për paqe në Ballkan. Ata madje edhe kanë sakrifikuar të drejtat legjitime në emër të ruajtjes së qetësisë e paqes në këtë pjesë të Evropës, që ishte dhe mbetet e trazuar nga serbët e nga malazezët. Konsull Branko Miliç, shteti yt është ai që nxit e krijon rreziqe. Shteti yt ka burgosur, maltretuar e rrahur shqiptarë në Malësi dhe ti e di mirë se ata ishin dhe mbeten të pafajshëm. Shteti yt o Miliç ka vjedhur në fillimet e shekullit 21 edhe kilometra e kilometra të tokës shqiptare. Shteti yt vuri njëanshëm tabela thellë në tokën e Kosovës dhe , ti e di, cili do shtet tjetër do të r4eagonte fuqishëm dhe me polici e me çka ka do ta mbronte kufirin dhe tokën e vetë. Kosova nuk bëri zë. Heshti dhe ia ktheu shpinën banorëve të 26 fshatrave, që me tabelat tuaja “kufitare” i keni lënë pa tokë e bjeshkë në të cilën kishin hise e tëbane. Atje u kanë mbetur edhe varret e të parëve. Kanë mbetur ato varre që shpëtuan se disa i kanë rrafshuar bandat mafioze malazeze për të ngritur pompa të kontrabandës me derivate.

Miliq ju malazezët dhe serbët ishit dhe po mbeteni popull i privilegjuar nga Evropa dhe sitë llastuar që jeni edhe ua mohoni të drejtat të tjerëve, i burgosni, i detyroni të ikin nga trojet e tyre apo të asimilohen, edhe ua mohoni të drejtat elementare edhe i akuzoni se po rrezikuakan sigurinë pse po e thonë të vërtetën. Miliç ty po të “djeg” e vërteta, por ajo nuk mund të zhduket me stilin e kërcimeve në reagimin tënd. Shko në Mal të Zi o konsulli Miliq dhe bisedo me shefat tuaj. Ata janë fajtorët e vetëm sepse edhe po burgosin njerëz të pafajshëm, edhe po ua mohojnë gjithë të drejtat elementare edhe po vjedhin tokat e huaja.
Miliq unë nuk flas pa fakte. Shiko këto dy forgrafi dhe do të bindesh se shteti yt ka vjedhur toka të huaja.

Rrahman Jasharaj
Autori është gazetar dhe zëdhënës i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”

KOMENTOJE


Toka e vjedhur dhe pompat e kontrabandes