Zgjedhjet lokale do të mbahen me 23 maj

Kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq tha se zgjedhjet lokale do të mbahen me datën 23 maj 2010, edhe përkundër kërkesës së opozitës, që zgjedhjet të mbahen një ditë tjetër.
Zgjedhjet lokale do të zhvillohen në 14 komuna: Podgoricë (në kuadër të cilës veçmas zgjedhën këshilltarët e komunave urbane të Tuzit dhe Gollubovcit), Ulqin, Tivar, Plavë, Rozhajë, Andrijevic, Plluzhinë, Danillovgrad, Nikshiq, Shavnik, Zhablak, Beranë, Bijello Pole dhe Kollashin.
Në komunën urbane të Tuzit, të drejtë vote kanë 9.257 votues të regjistruar dhe do të votohet për 21 këshilltarë që përmban Kuvendi i KU Tuz. /Malesia.Org/

KOMENTOJE