Me lëvizjen e akrepave të orës nga 02:00 në 03:00 natën ndërmjet të shtunës e së dielës fillon njehsimi veror i kohës. Më fjalë të tjera, kjo do të thotë se e dita e diel do të zgjasë gjithsej 23 orë.
Qëllimi i njehsimit veror të kohës është para së gjithash kursimi i energjisë elektrike.
Kalimi nga e ashtuquajtura kohë verore në kohë dimërore për herë të parë është regjistruar në vitin 1916, në vendet skandinave, ndërsa deri tashti është aplikuar në rreth 70 vende të botës, kryesish të hemisferës veriore të botës.
Islanda është i vetmi vend evropian që nuk i lëviz akrepat e orës.