Më 31.03.2010 Komuna Urbane e Tuzit miratoi vendimin për planin financiar për vitin 2010

Më 31 mars, në Tuz u vazhdua seanca e Kuvendit të KU, e ndërprerë një javë më parë. Në vazhdim të kësaj seance këshilltarët, më në fund e miratuan vendimin për planin financiar për vitin 2010. Ky dokument ishte shqyrtuar edhe në dy seancat e kaluara, por nuk e fitoi përkrahjen e shumicës në Kuvendin e KU.
Në vazhdim të seancës, të mbajtur më 31 mars, për këtë dokument votuan 10 këshilltarë, nga LD në MZ, Inisiativës Qytetare dhe një këshilltar i PSP, ndërkaq kundër këtij dokument u deklarua këshilltari i Alternativës shqiptare.

Ky dokument u miratua me dy amandamentet e propozuara nga kryetari i KU Smail Çunmulaj, por ato nga klubi i LD në MZ u vlerësuan si ndryshime kozmetike, pasiqë sa i përket shumës së propozuar për investimet kapitale nuk është ndryshuar asgjë por ajo ka mbetur e njëjtë, sa u përket investimeve të parapara për këtë vit në trevën e Malësisë, e të cilat janë më të vogla se viteve të mëparshme, të parapara me të njëjtin dokument.
Në vazhdim të kësaj seance u zhvillua një debat mjaft i ashpër mes këshilltarëve nga partnerët e koalicionit, por më në fund, me rastin e votimit, ky dokument e fitoi përkrahjen e mjaftueshme për t’u miratuar nga shumica në parlamentin lokal.

Në fillim të kësaj seance ishte i pranishëm edhe një këshilltarë nga radhët e partive opozitare, konkretisht nga PSD.

Të rikujtojmë se me planin financiar për vitin 2010, për investimet kapitale janë paraparë diçka më tepër se 2 milion e 700 mijë euro, kurse për shpenzimet operative janë paraparë rrethë 4 80 mijë euro.

Kryesuesi i séances Nikollë Camaj, paralajmëroi se Kuvendi në këtë përbërje do të mbaj sëshpejti edhe një séance.

Alber Camaj

KOMENTOJE