7 flamuj kombëtarë për 7 malet e Malësisë së Madhe në nderë të 6 Prillit 1911

Sot, me 6 Prill u mbushen plotë 99 vite nga ngritja e Flamurit të Gjergj Kastrioitit – Skënderbeut në Deçiq, pikërisht në Bratilë. Ishte kjo hera e parë mbas Skënderbeut që flamuri shqiptarë valëviti i lirë. Kryengritja e Malësisë e 1911 nga historianët vlerësohet si nisma e një kryengritje të përgjithshme shqiptare dhe pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht për këtë datë të rëndësishme për Malësinë e Madhe dhe Shqipërinë, stafi ynë Malesia.Org ishte në pikën më të lartë të Deçiqit dhe atje vendosi 7 flamuj kombëtarë shqiptarë. Shtatë flamuj për nderë të burrave dhe grave të shtatë maleve të Malësisë së Madhe; Hot, Grudë, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Triesh e Kojë.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE