Emisioni Shqip në Top Channel nga Rudina Xhunga Shqiptarët e Malit të Zi VIDEO

Bardhi: Shqiptarët e Malit të Zi, pa status
Kryetari i partisë shqiptare Lidhja Demokratike, Mehmet Bardhi ka deklaruar se situata e shqiptarëve në Mal të Zi është shumë e rëndë, për shkak se ata nuk gëzojnë një status.
“Statusi i shqiptarëve në Mal të Zi nuk është përcaktuar. Është një situatë jo e mirë dhe shqiptarët e Malit të Zi kanë më shumë vështirësi se shqiptarët e Preshevës”, ka pohuar Bardhi.
Sipas tij, shqiptarët nuk kanë përfaqësuesit e tyre në pushtet dhe qeverisen vetëm nga forca politike malazeze që i bëjnë gjërat për ta më të vështira.
“Nuk janë shqiptarët ata që vendosin për ekonominë dhe për zhvillimin e tyre. Qeveria malazeze ka monopolizuar gjithcka. Merr një parti shqiptare në koalicion dhe kështu zotëron shqiptarët”, ka shtuar Bardhi.

Dinosha: Shqiptarët ndikuan në pavarësinë e Malit të Zi
“Pavarësia e Malit të Zi ka qenë shumë e mirë dhe paradhomë e pavarësisë së Kosovës”. Ky ka qënë komenti i Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Malit të Zi, Ferhat Dinosha, partia e të cilit është në qeveri që prej 12 vjetësh. Në “Shqip” ai u shpreh se shqiptarët nuk kanë mundur të firmosin një dokument për të drejtat e tyre.
“Ne vitin 2000 nuk kemi firmosur dot një dokument për statusin e shqiptarëve në Malin e Zi. Unioni Demokratik i Shqiptarëve është parti parlamentare që në ’98-en dhe parti qeveritare që në vitin 1998. Krahu i kryeministrit aktual Gjunakovic doli kundër politikës së Milloshevicit dhe ne u bashkuam me të. Në vitin 1998 u zhvilluan zgjedhje të parakohshme dhe UDSH vendosi që të afrohet në qeverinë e Malit të Zi, prandaj prej 12 vjetësh jemi edhe parti qeveritare”, thekson Dinosha.
Ai shtoi se arritja kryesore e Malit të Zi është dalja nga sistemi komunist dhe rrugëtimi në sistemin kapitalist. “Ngjarjet që u ndodhën shqiptarëve të Ballkanit në fund të shekullit që shkoi, lejojnë të thuhet se shqiptarët e Malit te Zi sot janë më mirë. Ulqini është një prag të një bumi turistik, i cili do ta sjellë qytetin në pozicionin e një qëndre turistike për të gjithë rajonin”, përfundon Dionosha. /Top Channel/

KOMENTOJE