Mediat serbo-malazeze, frikë nga Shqipëria Natyrale

Pas publikimit të platformës dhe intervistës në gazetën “Ballkan” kanë qenë mbi 30 artikuj të botuar në mediat serbe dhe malazeze

Pas publikimit të Platformës Shqipëria Natyrale nga studiuesi Koço Danaj dhe vetëm një ditë pas intervistimit nga gazeta “Ballkan”, kanë ardhur edhe reagimet nëpër mediat sebre, malazeze etj. Kanë qenë mbi 30 artikuj e shkrime që janë botuar në media të ndryshme në rajon që prej datës 1 prill e në vijim, disa prej të cilave i referohen intervistës. Shumë prej tyre kanë pasur nota kritike ndaj platformës, duke e shikuar si të pamundur krijimin e Shqipërisë Natyrale brenda vitit 2013. Por ka pasur edhe nga ata artikuj që kanë pranuar idenë e Koço Danajt për krijimin e Shqipërisë Natyrale brenda 2013. Një nga diplomatët që ka kundërshtuar platformën e zotit Danaj ka qenë edhe ambasadori malazez, i cili është shprehur se edhe Tirana zyrtare nuk ka si politikë krijimin e Shqipërisë Natyrale.
Debati
Nga data 1 prill deri më sot në Serbi, Mal të Zi dhe Vojvodinë janë dhënë mbi 30 njoftime si lajme, shkrime apo analiza mbi Platformën e Shqipërisë Natyrale. Televizionet kryesore, agjencite kryesore si “Tanjugu”, “B92”, “Fonet”, “Beta”, gazetat kryesore si “Vijesti”, “Vecernije”, “Novosti”, “Glas Javnosti”, “Danas”, “Politika Pobjeda”, “Evropa e Lirë”, etj, kanë komentuar këtë platformë. Në shumë prej artikujve është bërë komenti mbi platformën, në disa të tjera nuk është cilësuar si Shqipëri Natyrale, por duke e konsideruar Shqipëri e Madhe. Mediat serbe nuk kanë lënë pa bërë komente edhe për studiuesin Koço Danaj.

Radiotelevizioni i Serbisë
Shqipëria (Jo)natyrale!

Shteti i ri shqiptar ku do të përfshiheshin Shqipëria, Kosova, pjesët e tjera të Serbisë si dhe pjesë të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë me shumicë shqiptare, do të duhej të formohej gjer në vitin 2013, kështu parasheh ish-zyrtari shqiptar Koço Danaj. Çështja shqiptare në Ballkan do të duhej të zgjidhej deri në fund të vitit 2013 me përfshirjen e të gjitha territoreve ku jetojnë shqiptarët. Është kjo baza e platformës të cilën e ka përpiluar ish-zyrtari i qeverisë shqiptare, Koço Danaj. Platforma parashikon që shteti i ri shqiptar, i cili do të përfshinte territore të shteteve fqinje ku jetojnë shqiptarët, të formohet në rrugë paqësore duke iu shmangur “derdhjes së gjakut” edhe atë pas bisedimeve me shtetet fqinje. Koço Danaj konsideron se përfaqësuesve të shqiptarëve nëpër shtetet fqinje duhet tu jepet e drejta për organizimin e referendumit përmes të cilit do të vendosnin se a dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij shteti të ri apo jo. Danaj sqaron se strategjia për formimin e shtetit të ri bazohet në dialogun “me të gjithë, pa paragjykime dhe vendime paraprake”. “Metodat për realizimin e Shqipërisë Natyrale janë dialogu dhe bisedat demokratike, sepse shqiptarët gjatë këtij shekulli kanë derdhur shumë gjak për të formuar jo një, por disa Shqipëri. Prandaj ka nuk nevojë për derdhjen e gjakut më”,- thuhet në platformë. Danaj është ortodoks nga jugu i Shqipërisë dhe dy vite ka punuar në Qeveri si këshilltar politik i ish-kryeministrave Fatos Nano dhe Pandeli Majko, por ka qenë edhe këshillëdhënës i ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta.

“Vijesti” Gazeta malazeze
Platforma e re e bashkimit të gjithë territoreve ku jetojnë shqiptarë

Çështja shqiptare në Ballkan duhet të zgjidhet deri në fund të vitit 2013 me bashkimin e territoreve në të cilat jetojnë shqiptarët, shkruan “Vijesti”. Kjo është baza e “Platformës mbi Shqipërinë Natyrale” të cilën e shkroi Koço Danaj, zyrtar i dikurshëm i qeverise së Shqipërisë, sipas së cilës parashihet që shteti i ri do të formohet nëpërmjet negociatave me vendet fqinje. “Shqipëria Natyrale” si e ka emëruar Danaj dokumentin e shkruar në 200 faqe, do të përmbante Shqipërinë, Kosovën, pjesë territorit të Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Greqisë, në të cilat jetojnë shqiptarët. Ai mendon se pjesëtarëve të komunitetit shqiptar u duhet dhënë mundësia që ata, nëpërmjet referendumit, të deklarohen se duan të jenë pjesëtarë të shtetit të ri. Danaj vazhdon se strategjia e formimit të shtetit të ri është dialogu “me çdokënd, pa paragjykime dhe pa vendime paraprake kurse, mjetet për realizimin e Shqipërisë Natyrale janë dialogu dhe debatet demokratike. Shqiptarët, gjatë shekullit të kaluar derdhën aq gjak sa mund të krijonin jo një, por disa Shqipëri Natyrale. Andaj, nuk ka më nevojë të derdhet gjak”,- theksohet në ne prezentimin e tekstit të platformës së Danajt, doktor i shkencave politike. Danaj është ortodoks nga jugu i Shqipërisë dhe dy vite ka punuar si këshilltar politik i kryeministrave Fatos Nano dhe Pandeli Majko. Por ka qenë këshilltar edhe i ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta.
Duke theksuar se shteti i përbashkët i shqiptareve duhet të formohet deri në fund të vitit 2013, ai thekson se faza e parë nënkupton ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë ku do të krijohej hapësirë e nevojshme për bashkim. Pastaj, vazhdon Danaj, Shqipëria dhe Kosova duhej të formonin një konfederate pas organizimit të referendumit në dy shtete. Paralelisht duhet avancuar kërkesat e federalizimit të Maqedonisë dhe të bëhet përgatitja e terrenit për shpalljen e referendumit ku jetojnë shqiptarët. Vendet fqinje nuk kanë as më të voglën arsye ti frikësohen Shqipërisë
Natyrore, sepse nacionalizmi shqiptar respekton kulturën dhe traditat e fqinjëve dhe nuk ngacmon e as injoron të tjerët. Për këtë arsye, në platformë, përparësi u është dhënë debateve dhe dialogut, mendon ai. /Gazeta Ballkan/

KOMENTOJE