Partitë politike malazeze nga Kosova përsëri i kanë kërkuar Presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviq që të mos nënshkruajë aktin e shkëmbimit të ambasadorëve mes dy vendeve, siç thuhet, derisa të mos përmirësohet pozita e komunitetit malazez në Kosovë. Partia Demokratike Malazeze
dhe Partia Popullore Malazeze kanë theksuar në një komunikatë të përbashkët se kanë kërkuar pritje nga Vujanoviq për t’ia paraqitur problemet me të cilat përballet komuniteti malazez në Kosovë. /Koha Ditore/