Tiranë – Pas një nate të qetë, me problemet në rëndim të shëndetit grevistët vazhdojnë të mbahen të fortë, pasi si thonë edhe vetë i jep forcë kauza që i ka mbledhur bashkë.
Gazeta Shekulli njofton se situata shendetësore ka vijuar me problemet tashmë të njohura, luhatje tensioni, dhembje koke dhe më pak energji se një ditë më parë.
“Jemi te vendosur t’i shkojme deri ne fund zgjidhjes se kerkeses themelore per te cilen jemi, transparences se votave”- thone grevistët.
Dje Kryetari i PS-së, Edi Rama u shpreh në protesten e pasdites në Bulevard se “ditën e diel në 9 maj në orën 10:00 të gjithë qytetarët janë të ftuar të vijnë këtu për të dëshmuar se ne jemi këtu për Europën. Jemi këtu për liri e të drejta që janë në themelin e Bashkimit Europian dhe për të cilat Europa ka luftuar me të gjitha format me shekuj e dekada. Në 9 maj duhet të jemi këtu edhe për ditën e madhe europiane dhe botërore të triumfit mbi fashizmin, mbi të keqen e madhe që kapitulloi në vitin 1945”. /INA/