Gjatë vikendit klubi i Taekowndo-së Ulqini u paraqitë në turnirin e 11 ndërkombëtarë TROFEU i BEOGRADIT i cili u mbajtë me datë 01.05.2010 në Beograd. Turniri ishte i nivelit të lartë, në këtë turnir u prezantuan 12 shtete me rreth 400 garues. Në këtë turnirë udhëtoj edhe përfaqësuesja e Malit të Zi i përbër prej 17 garuesish, e në mesin e tyre ishin edhe 7 garues nga Klubi i taekowndo-së Ulqini. Garuesit nga KT Ulqini të cilët u paraqitën në këtë turnir me përfaqësuesen e Malit të Zi ishin nga kategoria e kadetëve: Adriana Karamanaga, Medina Kanaqi, Artan Fici, Mersudin Kurti, Sulejman Murati, Izedin Kurti, Rinor Jahja. Konkurrenca në kategorin e kadetëve si zakonisht ishte shumë e lartë, dhe me garues kvalitativ si nga Greqia, Sllovakia, Gjermania etj. Turniri u zhvillua në 6 arena dyluftimi.
Rezulatatet e KT Ulqinit ishin gjithësejt 5 medalje prej tyre 3 te argjendëta, dhe 2 të bronzëta.
Me medalje të argjendëta u shpërblyen: Adriana Karamanaga e cila arrinë të fitojë 2 dyluftime dhe në dyluftimin e fundit për shkak të lëndimit u desht të dorzojë garën, Artan Fici i cili ishte më i sukseshmi, arrinë të fitojë 3 dyluftime, dhe garuesi i trete i cili kurorëzohet me medalje të argjendët është Rinor Jahja poshtu me 2 dyluftime të fituarë.
Garuesit me medalje të bronzet janë: Sulejman Murati dhe Medina Kanaqi me nga 1 dyluftim të fituarë.
Garuesi Mersudin Kurti njëri ndër garuesit më të sukseshëm të KT Ulqinit në kategorinë e kadetëve për fat të keq edhe ai u deshtë të dorzojë garën që në dyluftimin e parë për shkak të lëndimit në këmbë.
Garuesit e kategorisë së kadetëve treguan një suksesë të lartë në arenën ndërkëmbëtare duke e rritë numrin e medalje ndërkombëtare dhe me këtë dëshmuan për kvalitetin e tyre ku garuesit e KT Ulqinit arritën të fitojn gjithsejt 9 dyluftime në një garë kvalitative siç ishte Trofeu i Beogradit. Falenderojmë sponsorin e vetem Tapacir Kurtin dhe prinderit e nxënësve tane të cilët na mundësuan pjesëmarrjen në këtët turnir, poashtu falenderojmë të gjithë ata që na përkrahin në sukseset tona si dhe fansat tanë. Përshendetja nga klubi i Taekwondo-së Ulqini. /KT Ulqini/