Nën organizimin e Federatës Shqiptare të Taekwondo-së, javën e kaluar me 1 maj në Tiranë u zhvillua kampionati i 14-të kombëtarë në taekwondo për mosha rë reja dhe të rritur.
Në kampionat morën pjesë edhe dy garues të klubit Besa nga Malësia, Nuo Rukaj dhe Gjon Gjonaj në kategorinë e moshave të rritura.
Rukaj në kategorinë -78kg mori vendin e parë kurse në kategorinë -74kg vënin e parë e mori Gjonaj.
Kampionati ishte i nivelit të lartë ku morën pjesë 8 klube nga mbarë Shqipëria.
Nuo Rukaj u zgjodh nga Federata Shqiptare e Taekwondo-së të përfaqësoj Shqipërinë në kampionatin evropian në Rusi në San Petersburg që fillon me 11 maj 2010.