E Nderuara Hillary Rodham Clinton
Sekretare e Shtetit
Washington, D.C. 20520
E Dashura Zonja Sekretare:
Me këtë letër kërkojmë konsideratën tuaj ndaj peticionit të shtruar nga përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane dhe Iniciativës Qytetare Malësia dorëzuar Departmentit të Shtetit me 16 Prill 2010 lidhur me trajtimin e Shqiptarëve etnik në Mal te Zi. Kopja e këtij peticioni është e bashkangjitur.
Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara do të ja bëjnë të qartë Podgoricës kërkesën tonë që të respektojnë normat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut e posaçërisht mbrojtjen e pakicave në Mal të Zi. Që nga fitimi i pavarësisë në vitin 2006, Mali i Zi ka bërë një progres lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mirëpo ka mbetur punë shumë e madhe për tu bërë për të siguruar barazinë e shqipëtareve në Mal të Zi. Specifikisht, Shqiptarët mbesin seriozisht të papërfaqësuar në administratën publike si dhe perdorimin e resorseve publike. Një rrugë që ofron përmirësimin e këtij problemi është themelimi i komunës së plotë të Tuzit, zgjedhje kjo që do të mundësonte komunitetin Shqiptarë të Tuzit të udhëheqë punët e veta. Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë që Podgorica fuqimisht të konsiderojë këtë si metodë të përshtatshme për përmirësimin e situatës së komunitetit Shqiptarë në Mal të Zi.
Sygjeroimë Departmentin e Shtetit dhe Ambasadorin Moore që qëndrimet e Komunitetit Shqipraro-Amerikan të merren parasysh në çështjen e mardhënjeve diplomatike me Malin e Zi.
Poashtu, kërkojmë nga Departmenti i Shtetit që të shtyjë qeverinë e Podgoricës të marrë hapa konkretë ndaj trajtimit të barabartë të Shqiptarëve në Mal të Zi.
Shtetet e Bashkuara janë vendbanim i pothuajse mbarë Diasporës Shqiptare dhe si e tillë, ka detyrë speciale që të jetë mbrojtës i të drejtave të Shqiptarëve të Malit të Zi të cilët vazhdojnë diskriminohen në tokat e tyre autoktone. Presim të punojmë së bashku me ju dhe të sigurojmë zbatimin e kësaj detyre.
Sinqerisht,
Sander Levin Carl Levin Gary Peters
Anetare i Kongresit Senati Amerikan Anetare i Kongresit
KLIKO KËTU për të parë dokumentin origjinal.