Samanta Karavella: Juria më cilësoi ‘divë’, jam e lumtur

Kjo është një periudhë me mjaft rendiment për të. Prodhim këngësh dhe realizime të reja si dhe performanca të këndshme e impenjim total.
Është duke punuar për momentin për disa këngë të reja, të cilat do të konkludohen në verë edhe me një klip të ri. Por, përqendrimi më i madh i saj për momentin është ‘Top Fest’, garën e radhës të të cilit e kaloi me shumë sukses teksa u kualifikua për në gjysmëfinale. “Sapo kam përfunduar pjesëmarrjen në gjysmëfinalen, e cila ishte ‘live’. Realizova pak a shume atë që kisha menduar dhe për këtë ndihem shumë mirë.
Më duhet të them se nga ana e jurisë mora komentet më të mira, e cila më krahasoi me një ‘divë’. Performanca u realizua me një koreografi, e cila u shoqërua me dy balerinë profesionistë. Për më tej të shohim, jam shumë optimiste.” Shprehet Samanta për Bluetooth.