Këngëtarja Sladja Delibasic ia vjedh këngën Dafina Zeqirit

Huazimet e këngëve ndërmjet këngëtarëve ballkanas nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe bëhet fjalë për një huazim të serbëve prej shqiptarëve, përkatësisht të këngës “Adios” kënduar gjatë vitit 2008 nga këngëtarja Dafina Zeqiri.
Dy vjet pas publikimit të kësaj kënge nga Dafina, një ritëm dhe muzikë e njëjtë vjen sërish si një këngë në vete. Porse nuk është një këngë shqiptare.
Tani ka ardhur me muzikën dhe ritmin e njëjtë, por në një gjuhë tjetër, atë serbe. Nuk ka asnjë dyshim se kënga e punuar nga Genci është vjedhur dhe risjellë nga këngëtarja serbe Sladja Delibasic, e cila ka arritur të dëgjohet e pëlqehet edhe në Serbi, por qëteksti duket të ketë një tematikë tjetër.
Po klikuam në ‘youtube’ në emrin Sladja Delibasic -Slikaj me- 2010- VS. Dafina Zeqiri Adios- 2008, nuk mbetet asnjë dyshim se këngëtarja serbe vodhi këngën e Dafinës, e edhe më të fortë, këtë fakt e bëjnë komentet të cilat janë renditur në këtë ueb. Por për faktin se kënga i takon Dafinës, dhe të drejtat autoriale i takojnë Gencit, tregon vetë autori i këngës. “E vërteta është se është një këngë që e kanë vjedhur 100 për qind, pa ndryshimin as ma të vogël, prej këngës “Adios”, kënduar nga Dafina Zeqiri, ku të gjitha të drejtat e këngës, për tekst, kompozim e orkestrim i mbaj unë”, rrëfen Genci Prelvukaj. /INA/