Asfaltohet rruga në fshatin Vrane

Asfalti në dy rrugët kryesore të fshatit Vrane ishte në gjendje aq të dobët sa që një i huaj po të kalonte kësaj rrugë, fitonte bindjen se e ka humbur rrugën. Rruga jo se ishte e rrezikshme për qarkullimin e automjeteve por ishte e rrezikshme edhe për këmbësorët.
Në pjesën e rrugës që çon në drejtim të fshatit Lekaj rruga ishte përplot gropa të ashpra kurse në gjendje katastrofe ishte rruga që çon në drejtim të fshatit Sukruq e cila ishte krejtësisht e shkëputur për rreth 150 metra, pa asfalt dhe me gropa të ashpra. Kjo gjendje e rrugëve nuk u krijua ditët e fundit por në këtë gjendje ishin që disa vite, e të cilat brenda një dite, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve lokale, u shtruan me asfalt. Rruga u punua edhe në fshatin Lekaj dhe Dushiq. Mirëmbajtja e rrugëve është në kompetencat e Podgoricës. /R. Ivezaj/

KOMENTOJE