Në QIK Malësia në Tuz u mbajt promovimi përfundimtarë i “Koalicionit për Malësinë“ (VIDEO)

Mbrëmë, me 21 maj në QIK Malësia në Tuz u mbajt promovimi përfundimtarë i “Koalicionit për Malësinë“. Udhëheqësit e Koalicionit për Malësinë siguruan se vetem Koalicioni për Malësinë është ai që malësorët mund ti përfaqësojnë ashtu si ata e meritojnë dhe të jenë zot në shtëpinë e vet, e që në atë shtëpi të flitet gjuha shqipe. Ata akuzuan koalicionin “Për Tuzin Evropian” se po mundohen të manipulojnë qytetarët e Malësisë me premtime të thata, me copa asfalti, me referendum për komunë por jo komunën.
Ata theksuan se kjo është më shumë se zgjedhje në mes dy rivaleve politikë, por zgjedhje në mes ruajtjes apo humbjes së identitetit, gjuhës e kulturës dhe flamurit.
Salla e QIK Malësia ishte përplot e mbushur me simpatizues të Koalicionit për Malësinë të cilët valëvitnin flamuj shqiptarë.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE