Konferenca për shtyp e Kolë Lugjuraj, të Koalicionit “Për Malin e Zi më të mir”, për Malësinë më të mirë

Të nderuar, përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë
Ju përshëndes në emër të Koalicionit “ Për Malin e Zi më të mir”, për Malësinë më të mire, për Podgoricën më të mirë.
Ju përshëndes në emër të ndryshimeve,për të mirën tuaj, në emër të ardhmes më të mirë për Ju dhe fëmijët tuaj.
Dhe do të jet më e mirë pas zgjedhjeve të 23 majit, pas fitores sonë të bindëshme, sepse ka ardhur koha për ndryshime, koha për një jet më të mire dhe më të lumtur.

Qytetarët tonë meritojnë një pushtet të sinqert, të drejtë dhe të përkushtuar përparimit të jetës në të gjitha sferat e saj.
Andaj, për këto qëllime jemi sëbashku në këto zgjedhje për të dëshmuar se Mali i Zi është i bashkuar, është unik dhe i vendosur në realizimin e ndryshimeve aq të nevojshme.
Edhe pse pushteti aktual ka premtuar disa herë Komunën për Malësinë, ata pas zgjedhjeve i harruan rregullisht premtimet e veta dhe dalin sërish para votuesve tonë dhe u kërkojnë votën.
Qytetarët në Malësi, nuk duan të jetojnë në një Komunë të ashtuquajtur urbane dhe e cila nuk i përmbush as nevojat dhe interersat minimale për qytetarët e kësaj trevë.Por, do tu japin votën atyre të cilat edhe në katër vitet e kaluara e dëshmuan se angazhohen për zhvillimin e shpejt të kësaj trevë, perms Komunës së plotë si të gjitha tjerat në Mal të Zi. Koalicioni” Për Malin e Zi më të mirë”, do ta bëjë këtë përmes ndryshimit të ligjit për Kryeqytet dhe të organizimit territorial të Malit të Zi.

Ata që e lan; Malësinë pa Komunë të plot, ata nuk po përgjigjen, çka i mori ata miliona të premtuar me plane financiare të Komunës Urbane.
Pse nuk u ndërtua asgjë nga investimet kapitale në Malësi: Pse nuk u realizuan projektet siç janë: Ujësjellësi, rruga Dinoshë-Pikalë-Triesh.
Pse nuk u ndërtua kopshti për fëmijët ton, pse nuk u ndërtua qendra sportive, pse nuk u ndërtuan rrugë, trotuare , tregu i gjelbërt, e tjera e tjera.
Pas fitores sonë më 23 maj, ne do ta realizojmë ndërtimin e këtyre objekteve të infrastrukturës, sepse mjetet e grumbulluara nga qytetarët e Malësisë, përmes taksave dhe kontributeve tjera, do ti investojmë këtu, për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Do të krijojmë kushte normale , për bashkëvendasit tonë që jetojnë në mëgrim, për diasporën tonë e cila e don aq shumë vendëlindjen e vet dhe e cila e ka ndihmuar aq shumë ndërtimin dhe zhvillimin e vendëlindjes.

Të sigurtë në disfatën e tyre në këto zgjedhje lokale, kundërshtarët tonë politik, pushtetin aktual e ka kapur paniku. Madje, kryetari PDS, në tubimin e para dy tri ditëve në Tuz, sërish tenton ti frigoj qytetarët e Malësisë me PSP dhe përmend rastin nga viti 1997, për të cilin qytetarët tone e dijnë se ishte i montuar nga sigurimi i atëhershëm i shtetit dhe nga pushteti aktual.
Zotëria në asnjë moment nuk u kujtua të përmend akcionin policor, të ashtuquajtur “ fluturimi i shqiponjës”, me 9 shtator 2006, dhe torturën e pashoqe ndaj njerëzve të moshuar, të sëmurëve dhe fëmijëve dhe sëpaku tu kërkoj ndjesë viktimave të këtyre torturave.

Qytetarët e Malësisë, tashmë janë bindur në qëllimet e sinqerta tona, për zhvillimin e fuqishëm të Malësisë, sepse para katër viteve e përkrahëm koalicionin e partive nacionale shiptare për formimin e pushtetit edhe në këtë llojë komune Urbane të Tuzit, pa kurrfarë kushtesh, me dëshirë që të vazhdojmë sëbashku opcionin për komunë të plot.
Të nderuar qytetarë të Malësisë.
Mendoj se kemi shumë e shumë arsye që vendimi ynë më 23 maj të jet i lehtë dhe idrejtë. Andaj, të votojmë listen numër 2 “ PËR MALËSINË MË TË MIRË, PËR MALIN E ZI MË TË MIRË”, dhe listen zgjedhore, për “Podgoricën më të mire”, me bartësin e sajë zotëri Neven Goshoviq, me numrin 5.
Faleminderit.

KOMENTOJE