Koalicioni “Për Tuzin Evropian“ fitues në Malësi

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje (e diel) me 23 maj në Malësi , sipas rezultatit preliminarë, Koalicioni “Për Tuzin Evropian“ fitoi shumicën e këshilltarëve në parlamentin e ardhshëm të komunës urbane të Tuzit.

11 vende fitoi Koalicioni “Për Tuzin Evropian“ (Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Djukanovic, Unioni Demokratik i Shqiptarëve e Ferhat Dinoshës dhe Partia Boshnjake.
7 vende fitoi “Koalicioni për Malësinë“ (Iniciativa Qytetare – Vasel Sinishtaj, Lidhja Demokratike – Nikollë Camaj, Alternativa Shqiptare – Gjergj Camaj)
1 vend fitoi “Lista për Tuz“ Muhamed Gjokaj
1 vend fitoi “Mali i Zi i mirë – Malësia më e mirë“ Kolë Lulgjuraj
1 vend fitoi “SDP Zgjedhje e paster“ Musaja Pepic

Numri i votave

Koalicioni “Për Tuzin Evropian – 2733 vota
“Koalicioni për Malësinë“ – 1813 vota
“SDP Zgjedhje e paster“ – 370 vota
“Mali i Zi i mirë – Malësia më e mirë“ Kolë Lulgjuraj – 323 vota
“Lista për Tuz“ Muhamed Gjokaj – 309 vota

Në qendrën e Malësisë, në Tuz ende vazhdon festa e simpatizuesve të koalicionit “Për Tuzin Evropian“ që nisi rreth një orë mbas mbylljes së qendrave të votimit, me muzikë malazeze dhe shumë flamuj malazez.
Dita e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë të qetë, pa ndonjë incident.

KOMENTOJE