Koalicioni “Për Ulqinin Evropian“ fitues në Ulqin

Në zgjedhjet lokale të 23 majit, koalicioni “Për Ulqinin Evropian” fitoi 15 vende në parlamentin lokal të Ulqinit. Koalicioni “Për Ulqinin Evropian” i përbërë nga DPS e Milo Djukanovic, UDSH e Ferhat Dinoshës dhe Partisë Boshnjake për të formuar shumicën në parlamentin e Ulqinit duhet të formojnë koalicion paszgjedhorë, sipas të gjitha gjasave me SDP e cila fitoi 2 këshilltarë.

Ulqin

DPS-UDSH-PB fituan 15 këshilltarë (4769 vota).
Forca fitoi 10 (ndoshta 11) këshilltarë (3642 vota).
SDP, 2 këshilltarë (727 vota).
“Mali i Zi më i mirë”, 2 këshilltarë (905 vota).
Partia e Prosperitetit Demokratik, 2 këshilltarë (655 vota)
Perspektiva, 2 këshilltarë (659 vota)
Koalicioni “Lidhja Demokratike dhe Bashkimi Demokratik”, 1 këshilltarë (484 vota)

Sipas këtij rezultati preliminarë Forca në Ulqin është partia me më shumë votues nga partitë shqiptare.
Dalja në zgjedhje ishte diçka më pak se 50% e votuesve të regjistruar.

Plavë

Në Plavë më së shumti vota ka fituar koalicioni DPS-SDP por për të formuar shumicën në parlamentin lokal të Plavës i duhen edhe 3 këshilltarë, sipas gjitha gjasave nga partitë shqiptare.

DPS-SDP, 14 këshilltarë (2957 vota)
Partia Boshnjake, 8 këshilltarë (1733 vota)
“Mali i Zi më i mirë”, 5 këshilltarë (1085 vota)
Partia për Guci, 2 këshilltarë (556 vota)
UDSH, 1 këshilltarë (335 vota)
LDMZ, 1 këshilltarë (302 vota)
Forca, 1 këshilltarë (223 vota)

Tivar

Në Tivar koalicioni DPS-SDP ka fituar shumicën absolute, gjë që i mundëson që vetë të formojnë shumicën në parlamentin lokal të Tivarit.

DPS-SDP, 20 këshilltarë (9958 vota)
“Mali i Zi më i mirë”, 12 këshilltarë (6196 vota)
Partia Boshnjake, 2 këshilltarë (1230 vota)
LDMZ, 1 këshilltarë (749 vota)

Rozhajë

Nuk kemi të dhëna hollësishme për partitë shqiptare, por shumicën e fitoi koalicioni DPS-SDP

/RTMZ/

KOMENTOJE