Shqiperia mund Malin e Zi ne Podgorice

Supergoli i Hamdi Salihit i dha fitoren 1-0 kombetares shqiptare ndaj perfaqesueses se Malit te Zi, njekohesisht triumfi i pare ne transferte i trajnerit Kuzhe qe kur ka marre drejtimin e skuadres kuqezi.

Nje ndeshje mjaft e mire e kombetares shqiptare e cila gjate te gjithe minutave u tregua kompakte duke mos i lene shume hapesira sulmuesit te Romes, Vucinic i cili humbi pothuajse cdo duel me kapitenin kuqezi Lorik Cana.

Ne minuta e para kuqezinjte ishin me te rrezikshem, por ne gjuajtjet finale kemi treguar shume pasaktesi. Nga ana tjeter lojtaret e Malit te Zi u mjaftuan vetem me kotrollimin e tepert te topit duke mos rrezikuar seriozisht porten e Hidit.

Ndryshe ndodhi ne fillimin e 45 minutave te dyta, ku vendasit te zgjuar nga gjumi ishin shume prane golit te avantazhit, por Hidi u tregua i vemendshem. Rasti me i mire per tanet ishte gjuatja e Agollit, por traversa nuk lejoi qe topi te perfundonte ne rrjete.

Ne minuten e 79, disa sekonda para nderrimit Salihi shenon nje supergol duke i dhene avantazhin kuqezinjve.

Ne minutat e mbetura, Kuzhe i jep shansin disa lojtareve te rinj, gje e cila i dha freski dhe frymarrje ekipit.

Keshtu Shqiperia ka fituar miqesoren e pare ne prag te eleminatoreve te Euro 2012, nderkohe qe me 2 qershor do te ndeshet me perfaqesuesen e Andores./Top Channel/


SHQIPËRI GËZUR FITORËN !!!

KOMENTOJE