Tifozim + Festim i tifozëve të Kombëtarës Shqiptare të futbollit nga të gjitha trojet etnike (FOTO+VIDEO)

Siç u kemi njoftuar të martën në mbrëmje, Shqipëria fitoi Malin e Zi në mes të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0:1 për Shqipërinë, por fitorja mund të ishte edhe më e thellë, pasi djemtë e kombëtares patën edhe shanse tjera të mira për të shënuar gol.
Ishte një paraqitje e mirë e Shqipërisë, e cila gati gjithë lojës dominoj. Futbollisti malazez Vucinic i cili luan për Romën, i cili njihet si lojtari më i mirë i Malit të Zi, nuk pati mundësi të tregoj shumë, pasi çdo përpjekje të tij Lorik Cana e ndalonte.

Në stadium ishin rreth 7000 shikues, 300-400 nga ata, tifozë të kombëtares shqiptare.
Duhet cekur se tifozimin e udhëhoqën “Tifozat Kuq e Zi” nga Kosova, Iliria, Çamëria dhe Shqipëria rreth 60 tifoz të cilëve ju bashkëngjitën grupi rreth 250 tifoz nga Malësia, por kishte edhe tifoz tjerë nga Shqipëria që kishin ardhur privatisht.
Sipas marrëveshjes, grupi “Tifozat Kuq e Zi” u bashkuan me tifozët nga Malësia në Tuz, e që së bashku me autobusa vazhduan për në stadiumin e Podgoricës, të përcjellur nga disa makina policie. Ishte me të vërtetë një atmosferë e mrekullueshme të cilën e krijuan tifozët shqiptarë, e aq më shumë loja e mirë e djemve të kombëtares shqiptare.

Mbas një lojë të mrekullueshme, një fitore me golin e Salihit, tifozët shqiptarë nga të gjitha trojet etnike u nisen për në Tuz, për ta vazhduar festën së bashku, së pari në qendër të Tuzit, pastaj vazhduan festën në klubin Eclipse.
Në shenjë respekti për tifozët, në Eclipse për disa minuta erdhën edhe trajneri i kombëtares kroati Josip Kuzhe dhe disa lojtarë të kombëtares.

Organizatorët e grupit të tifozëve nga Malësia Lindon Camaj, prof. Sead Lulanaj, Leon Gjonaj dhe Robert Ivezaj falënderojnë “Tifozat Kuq e Zi” në krye me Gerti Peshkopia dhe tifozët nga Malësia për korrektësi dhe festim me kulturë. Gjithashtu falënderojnë udhëheqësit e “Koalicionit për Malësi” të cilët sponzoruan shpenzimet për tifozët nga Malësia.
Se çfarë atmosferë mbizotëroj gjatë tifozimit dhe festimit, shikoni fotografitë dhe video incizimet. Së Bashku në Fitore, gjithmonë!

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO1VIDEO2

GOLI