Te nderuar Tifoza,
Se pari ju pershendesim dhe ju urojme per fitoren e kombetares (Mali i Zi 0 : 1 Shqipëria) ne fushe dhe neve ne tribuna…
Organizimi kete here perfshiu anetaret nga gjithe trojet etnike shqiptare. Keshtu udhetimi nisi nga Bujanoci, pastaj ne Prishtine, Diber, Struge, Librazhd, Tirane, Shkoder, Tuz, Podgorice dhe kthim.
Autobusi mberrin ne Prishtine ne oren 22:15, prej aty nisemi drejt Dibres se Madhe ku na presin afer 20 djem. Ne Struge dhe Librazhd na bashkohen anetare te tjere dhe rruga drejt Tiranes ne fakt perben teme ne vehte pasi birra dhe kenget nuk kishin te sosur. Mberritem ne Tirane ne mengjes diku rreth ores 9 dhe takohemi me grupin tjeter dhe pasi pushojme paksa nisemi drejt Shkodres. Me te mberritur ne kufi ndokush filloi te shkruaj muret duke harruar se ishim ne dogane. Mberritem ne Tuz diku rreth ores 17 por per cudi rrugen nuk e kishim ndjere aspak. Ne Tuz u pritem nga shume tifoza dhe pas disa kengeve menjehere nisemi per ne hotel dhe pastaj drejt per ne Podgorice. Ndjenje e vecante, duartrokitje, reagime nga me te ndryshmet, brohoritje per Shqiperi Etnike ne mes te kryeqytetit malazias… Me te dale na kaplon turma e vellezerve qe na hidhen ne perqafim…. me te hyre ne stadium akomodohemi dhe vendosim qe ne grupe prej dy vetash te shprendahemi disi neper turmen e tifozeve per ta lehtesuar artikulimin e asaj cfare do kendonin. Vlen per t’u permendur edhe bashkepunimi shume efikas me grupin shqiptar Plisat.
Brohorimat thuajse dridhnin cdo cep te stadiumit, zeri i paster malesor buciste deri ne qiell dhe s’ndalonte… Pervec himnit te te dy vendeve qe u duartrokit, pjesa tjeter fliste kuq e zi ne qytetin shqiptar… Ishte emocion i papershkrueshem per shkak se gjindeshim perballe nje turme njerezish te pafuqishem per tu perballur me kete energji qe fshinte cdo gje qe i dilte perpara… Me gjithe perpjekjet per konsolidim nga ana e tifozeve malazias ne u beme edhe me te eger, shtuam ritmin aq sa ne momentin e shenimit te golit nuk dime cfare ndodhte me. Te gjitha minutat e mbetura u percollen dhe folen vetem shqip…
Kthimi ne Tuz si fitimtare beri te vehten. Qendra e Tuzit u bllokua e tera nga kercimet dhe tupani pershkonte qytetin… Mbremja vazhdoi ne ‘Eclipse Club’. Ne cdo moment jemi pershndetur, jemi falenderuar per cdo gje… U kendua per Shkup e Shkoder, Vlore e Presheve, per Mitrovicen… momente qe vetem nje here ne jete mund t’i prekesh… Nderimin qe na beri vizita e Kombetares dhe fjalimet e stafit pasqyronin gjithe ate pune dhe ate energji 90 minuteshe qe e lame ne stadiumin e kryeqytetit… E nesermja celi bukur, me diell, ashtu si zemrat dhe emocionet qe perjetonim.
Ishte nje nder fitoret dhe atmosferat qe do do mbahen ne mend gjate, shume gjate ne mendjet tona por mbi te gjitha na fali nje fryme dhe deshire te perbashket per te bere gjera te mira, ishim bashke ne cdo fjale e kendim dhe te perkahur fort nga zeri kumbues i Malesise, ishim ne nje vend dhe ne nje kohe te qelluar si kurre me pare, ne nje treve te ciles i duhet nje infuzion, i duhet nje fije shkrepse per tu ndezur dhe per te dale nga nje situate sa e ngrire aq edhe e paqarte…. ne jemi shqipe dhe per ne s’ka mision te pamundur… sot jemi ketu, ne kembe, te fuqishem, kokelarte, te gatshem qe t’ia qepim vete harten atdheut dhe vete te vendosim per fatet tona dhe te ardhmerise sone… si vend i shqiponjave, si nje vend ku pushtuesi asnjehere s’eshte ndjere pushtues duhet te hapim syte dhe te vendosim fatin e ketij kombi.
Mirupafshim ne Tirane me 2 qershor kunder Andorres!
O sa mire me qene Shqiptar!
Tifozat Kuq e Zi