Gjukanoviq funksioner i NATO-s?

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, sipas të gjitha gjasave, deri në fund të vitit do të tërhiqet nga funksioni aktual, për të marrë një pozitë të re në NATO- shkruan gazeta “Dan”.
Duke u thirrur në burime të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe të Partisë Socialdemokrate, gazeta në fjalë pohon se gjithnjë e më shumë po flitet se Gjukanoviq pas tërheqjes nga posti i kryeministrit të vendit të tij, pritet të marrë një funksion në strukturat e larta të NATO-s.

Bëhet e ditur se për këtë pozitë paraprakisht është biseduar në disa qarqe ndërkombëtare, e në veçanti te ato të SHBA-ve.Tregimi për largimin e Gjukanoviqit nga funksioni i kryeministrit para se t’i skadojë mandati, është aktual që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur në një deklaratë për Rojtersin paralajmëroi se megjithatë nuk do ta përfundojë mandatin e kryeministrit. /Telegrafi/koha.net/

KOMENTOJE