Në Koshticë të Malësisë, vetëm zoti shpëtoi familjen Kolçaj nga tragjedia

Nga eksplodimi i një shishe gazi (plini) që shkaktoi edhe ndezjen e t’banit të familjes Kolçaj, u lënduan rëndë një pesëvjeçare Antoneta Kolçaj, gjyshja Katrina si dhe Martin, Nosh e Sokol Kolçaj dhe fqinji i tyre Lubo Ulaj.
Deri te eksplodimi i shishes ardhi gjatë tentimit për të ndërruar shishen e gazit, të cilin e përdorin për ndriçim, pasi që në këtë bjeshkë të Malësisë nuk ka rrymë.

Familja Kolçaj çdo vit del në këtë bjeshkë për verime, ku i ka pronat e veta, e edhe kësaj radhe posa kishin arritur dhe, derisa po rregullonin ambinetin për banim, ndodhi e papritura.
Reagimi i të gjithë banorëve, edhe pse të pakët në këtë bjeshkë, ishte i shpejtë për të ndihmuar familjen e lënduar, e cila për fat shpëtoi pa pasoja tragjike.

Edhe reagimi i mjekëve nga Podgorica ishte mjaft i shpejt. Ata i përkujedesën të lënduarit dhe i vendosen në spitalin e qytetit ku vazhdojnë të mjekohen.

Albert Camaj

KOMENTOJE