Washington, 24 qershor – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe homologu i tij rus, Dimitri Medvedev, i kanë bërë një vizitë të papritur një lokali të njohur të hamburgerëve.
Dy presidentët kanë drekuar hamburgerë në Ray’s Hell Burger, pas takimit që zhvilluan në Shtëpinë e Bardhë.
Obama dhe Medvedev pritet të dalin në konferencë të përbashkët shtypi sonte sipas kohës së Evropës qendrore.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax citon Obamën, një një intervistë të dhënë disa orë para takimit, t’i ketë bërë thirrje Rusisë që të punojë me Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen raketore.