Koalicioni “Për Ulqinin Evropian”, Partia Socialdemokrate dhe Partia e Prosperiteetit Demokratik të cilat bashkërisht kanë fitur 18 këshilltarë në zgjedhjet e 23 majit akoma nuk kanë rënë në ujdi për formimin e koaliconit të ri për ushtrimin e pushtetit vendor edhe në katër vitet e ardhshme. Mollë sherri për këtë zvarritje e cila po i iriton çdo ditë e më shumë qytetarët e Ulqinit , është bërë funksioni i kryetarit të Kuvendit Komunal të cilin post e kërkon me ngulm Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Socialdemnokrate. Kjo zvarritje e formimit të pushetetit të ri e ka nxitur Forcën e Re Demokratike që, përmes një kumtese për opinion, të akuzoj numrin një të Ulqinit, Gëzim Hajdinagën për sabotim dhe njëherazi ka kërkuar nga pushtetarët vendor që të shpallin zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë nëse deri në funmd të muajit nuk thërrasin seancën e parlamentit lokal. Sipas këtij subjekti politik më të fortë në nivelin lokal në këtë komunë, i cili në zgjedhjet e fundit ka fitur 11 mandate, fajtori kryesor është kreu i komunës, i cili, siç thuhet në kumtesë, saboton punën e Kuvendit Komunal. Kjo parti po ashtu vlerëson se “ky pushtet i papërgjegjshëm nuk ka aftësi të zgjëdhë situatën aktuale politke në Ulqin, e cila dëmton çdo qytetarë të kësaj komunë”. /Gjekë Gjonaj/