Deputeti Safet Neziri thotë se BDI do të mbështes çdo vendim që do të sjell presidenti Topi, ndërsa nga DR-ja nismën e intelektualëve e shohin edhe si rezultat i ngecjeve në procesin e integrimit të Maqeodnisë në strukturat euro-atlantike.
“Mendoj se ajo është në kompetencë të tij dhe çdo dekretim që do të sjellë presidenti i Republikës mendoj se duhet përshëndetur dhe do të pranohet prej çdo shqiptari kudo që jeton. Mendoij që edhe ne do ta pranojmë një dektretim të tillë, mendoj një pëlqim nëse sjell një dekretim të tillë, pamarrëparasyshë se çfarë dekretimi do të sjellë presidenti i Republikës për sa i përket kësaj iniciative”, tha Safet Neziri, deputet i BDI-së
“Është diçka shumë e pritshme dhe normalishtë është një iniciativë për tu përshëndetur. Megjithatë kjo nuk do të thotë se me këtë do të zgjidhen ntë gjitha problemet me të cilat për momentin ballafaqohen shqiptarët në Republikën e Mamqeodnisë. Ne si parti politike edhe më tutje e përshëndesim këtë iniciativë, mirëpo do të vazhdojmë me këmbëngulje që kësaj qeverie definitivishtë tia kthejmë kursin dhe të vazhdoj të ecë drejt rrugës drejtë NATO-s dhe BE”, u shpreh Arijanit Hoxha, zëdhënës i DR-së.
Edhe qytetarët shqiparë të Maqedonisë të anktetuar nga Alsat mirëpresin iniciativën e intelektualëve shqiptarë. Disa thonë se do të jenë ndër të parët që do të aplikojnë për tu pajisur me shtetësi nëse kjo nismë merr dritën jeshile nga kreu i shteti shqiptarë.
“Unë e përshëndes atë iniciativë, unë i pari kasha aplikua për ta marë shtetësin shqiptare, për mua është një lajmë i mirë, se jemi shqiptarë”, thotë një qytetar.
“Unë kisha dashtë me pasë nënshteteësi patjetër. Kisha pasë dëshirë ta kem nënshtetësin edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës. Unë kamë dëshirë që secili shqiptarë i Maqedonisë të ketë nënshtetësi edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë”, shprehet një qytetar tjetër.
Nga Organizata joqeveritare “Realiteti” mirëpreësin nismën dhe urojnë që kjo edhe të realizohet. “Në aspektin politik është shumë e pranueshme tek ne duke pasur parasyshë se Shqipëria tani është anëtare e pltëfuqishme e NATO-s si dhe ndikimi i saj në lobimin qoftë për Kosovën qoftë për diskriminimet e skajshme që i bëhen popullit shqiptarë këtu në Maqedoni. Uroj që presidenti Bamir Topi ta pranoj këtë dhe ta realizoj”, tha Valon Bela, kryetarw i OJQ “Realiteti”.
Ndryshe, OJQ-të dhe intelektualët thonë se kjo nismë nuk duhet të shihet si diçka negative pasi edhe Maqedonia praktikon dhënien e shtetësisë për maqedonasit që jëtojnë në Shqipëri dhe shtete tjera, apo rasti me Bullgarinë e cila pajisë me shtetësi të gjithë të interesuarit në Maqedoni që deklarohen se kanë prejardhje bullgare. /alsat-m/