Vendimi mbi shpalljen e referendumit në Komunën Urbane të Tuzit (KUT), i miratuar nga garnitura shumicë e mandatit të kaluar, u anulua në parlamentin vendor me votat e shumicës së tashme, të këshilltarëve të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, të socialistëve të Gjukanoviqit dhe të Partisë Boshnjake, me pretekst se nuk ka pasur bazë juridike, njofton KosovaLive.
Propozuesi i këtij vendim i të anulimit të vendimit, Nikollë Gegaj, kryetar i KUT, arsyetohet se vendimi nuk ka mbështetje ligjore.
“Referendumi me siguri do të mbahet meqë do të përfillet marrëveshja parazgjedhore me Unionin Demokratik të Shqiptarëve, me të cilën është paraparë gjatë mandatit katërvjeçar të mbahet deklarimi i qytetarëve të Malësisë”, premton Gegaj.
Këshilltarët e partive politike shqiptare, si të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe të Iniciativës qytetare, por edhe të Partisë Popullore Socialiste, kanë kërkuar caktimin e datës fikse të referendumit të ardhshëm i KUT, por këtë propozim nuk e përkrahu shumica.
Ish- kryetari i KUT dhe këshilltar i Iniciativës qytetare, Smajl Maliq Çunmulaj, mendon se këshilltarët në Parlament nuk mund ta anulojnë, derisa kryeadministratori nuk ka deponuar asnjë vërejtje për këtë akt.
Çunmulaj thekson se për shkak të anulimit të vendimit të referendumit, qytetarët e Malësisë këshilltarët e kësaj përbërje do të mbahen mend për të keq. /Koha Net/