Referendumi si një veprim i panevojshëm

Loja me referendum është e pajustifikueshme sepse përveç mundësisë së humbjes edhe fitorja e mundshme në referendum nuk garanton të drejtën për të patur një komunë të plotë, pasi ekzistojnë proçedurat e ndërlikuara ligjore që mund të zgjasin deri në pafundësi.

Decentralizimi i mirëfillte i pushtetit nënkupton standardet që duhet ti përmbushë një shoqëri e cila synon të integrohet në Europë. Dhe në vend se të merremi me realizimin e konceptit të subsidiraritetit dhe decentralizimit ashtu që pushteti lokal të jetë sa më afer komunitetit, ne merremi me lojëra të kota politike. Këtë e dëshmojnë te dy vëndimet për organizimin e referendumit qoftë ajo e ish mazhorancës që qeverisi katër vite me rrallë ashtu edhe kjo e sotmja që po e anulon vendimin mbi referendumin që kanë prapavi të përfitimit politik dhe asgjë më tepër.
Një qeverisje e decentralizuar mirë përfshin format dhe procedurat që i japin
mundësinë shoqërisë të arrijë sa më parë objektivat në nivel lokal të zhvillimit ekonomik e shoqëror. Pse të krijohet aventura e panevojshme kur ekziston mundësia që në një hapësirë me të meta të dukshme demokratike të dështojë një e drejtë elementare që Tuzi të jetë komunë e plotë dhe për këtë arsye servimi ad hoc i referendumit kuptohet si një lojë politike për ta përvetësuar në mënyrë të njëanshme elektoratin apo për ta instrumentalizuar atë.
Loja me referendum është e pajustifikueshme sepse përveç mundësisë së humbjes edhe fitorja e mundshme në referendum nuk garanton të drejtën për të patur një komunë të plotë, pasi ekzistojnë proçedurat e ndërlikuara ligjore që mund të zgjasin deri në pafundësi.
Duke marrë për bazë rekomandimet e Këshillit të Europës ku i sugjerohet Malit të Zi të ndërmarrë një seri masash që shteti te krijoj mekanizma ligjore konform standardeve nderkobëmtarë që promovojnë parimet për vetëqeverisjën dhe ruajtajën e gjuhës, kulturës dhe inkuadrimi i këtyre normave në kushtetutë dhe ligjet nacionale si dhe krijimi i mekanizmave ligjorë për implementimin e tyre i jep të drejt komunitetit në rajonin e Malësisë për një komunë të plotë si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi.
Në këtë kuadër duhet të respektohet e drejta pozitive e përcaktuar me kushtetutë dhe ligj
Ku në nenin 22 të Kushtetutës së Malit të Zi thuhet se : Garantohet e drejta për vetëqeverisje lokale. Si dhe Kushtetuta mundëson edhe krijimin e komunave të reja: Vetëqeverisja lokale vëndoset drejtpërsëdrejti dhe nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur lirisht duke përcaktuar komunën si formë themelore të vetëqeverisjes lokale
Pervec dispozitave kushtetuese e drejta per themelimin e Komunave qëndron edhe ne dispozitat ligjore duke u bazuar që nga Ligjet për: ”Organizimi teritorial i Mali i Zi”, që percakton dhe mundëson krijim e admistratës vendore me kompetenca te barabarta.
Në këtë rast dua të rikujtoj se Ligji definon mënyren e organiozimit teritorial në Mal të Zi. Ky ligj konfirmon nje trashëgimi të arriturave të mëparshme ligjore dhe kushtetuese në përkufizimin e teritorit lokal dhe organizimit territorial bazuar në ligjet e viteve 1957. Të drejtën për të themeluar komunën e plot na e mundësojnë nenet 13,14,15 te paragrafit 2 të ligjit për vetëqeverisje lokale (Gazeta zyrtare RMZ,nr.45/91 dhe ndryshimet e plotësimet në ligj,50/91,16/95,22/95,23/96 dhe e fundit 42/03) të vitit 2003.
Këtë mundësi për të formuar komunën në bazë të ligjit e shfrytëzoi Andijevica në vitin 1992, në kohë kurë ishte aktuale edhe kerkesa e shqiptarëve për formimin e Komunës së plotë.
Pra cilat janë ato kritere që duhet përmbushur një vënd i cili pretendon të fitoj statusin e plotë të komunës;
· Zhvillimin Historik të një teritori të caktuar.
· Traditë administrative.
· Numri i banorëve.
· Parakushtet për zhvillim Ekonomikë dhe zhvillimi real i saj .
· Lidhshmërija Gjeografike me atë Ekonomike
· Lidhshmërija mes vendbanime në teritor të caktuarë dhe gravitimi drejt qëndrës Tuzit.
· Organizimi i shërbimeve në interes të banorëve vëndas.
· Plotësimi i kerksave tjera me rëndësi për banorë të komunës.

Mali i Zi aktualisht është i organizuar në 21 komunë me kompetenca të plota dhe kapacitete administrative e Vetëqeverisjës Lokale të barabarta.
Aktualisht në përgaditje për krijimin e komunave përveç Tuzit është edhe Gollubovci por edhe Petnica dhe Gucia.Për ata është paraparë krijimi i komunave ne baze të ligjit për vetëqeverisje lokale, prandaj do të ishte tendencioze që një e drejt e këtillë mos ti rezervohet edhe rajonit të Malësisë.
/Koha Javore/

KOMENTOJE