VOA – Intervista me Muhamed Gjokaj Referendumi për Komunën e Tuzit është vetëm një kusht më shumë për shqiptarët

Në intervistë dhëne Zerit të Amerikës në gjuhën shqipe përfaqësuesi i grupit qytetarë “Lista për Tuzin” Muhamed Gjokaj sqaron se Tuzi duhet të fitoj statusin e komunës së plotë ashtu siç janë themeluar komunat tjera në Mal të Zi pa e kushtëzuar me referendume. Sepse Loja me referendum është e pajustifikueshme. Për arsye se përveç mundësisë së humbjes edhe fitorja e mundëshme në referendum nuk garanton të drejtën për të patur një komunë të plotë pasi ekzistojnë proçedurat e ndërlikuara ligjore që mund të zgjasin deri në pafundësi.

Pasi që në Mal të Zi janë formuar 21 komunë pa referendum dhe pritet që edhe komuna Golubovcit që është e banuar me pakicën serbe të themelohet pa referendum prandaj është e panevojshme që për ne shqiptarëve të na imponohet një gjë e tillë, që është e garantuar me kushtetutë , ligj dhe norma nderkombëtare.

Ndëgjo intervistën: http://www.youtube.com/watch?v=-FNQS05AoNY

KOMENTOJE