Djukanovic largohet nga posti i kryeministrit të Malit të Zi ?

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic do të largohet përfundimisht nga funksioni i kryeministrit në mes të tetorit për shkak të marrjes së detyrës së re në NATO, ndërsa në vendin e liderit të partisë mundet të mbetet deri në kongresin e ardhshëm për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit të ri drejtues, raportojn sot mediat serbe duke e pasur si burim informacioni gazetën e Podgoricës “Dan”.
Gazeta pohon se pothuajse është e paqartë edhe tërheqja nga politika e zëvendëskryeministrit dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, në pushtet, Svetozar Marovic.
Duke iu referuar burimeve të kreut të partisë, “Dan” shkruan se deri më 15 tetor Djukanovicin do ta zëvendësojë shefi i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Dusko Markovic.
Gazeta pohon se një marrëveshje e tillë është arritur fundjavën e kaluar në Tivar ndërmjet Marovicit, Filip Vujanovicit dhe Zheljko Sturanovicit.
Në funksionin partiak Djukanovicin duhet ta pasojë Sturanovic, ndërsa ai do të mbetet kryetar nderi i partisë.

KOMENTOJE