Sot për vizitë në Komunën urbane të Tuzit ka qenë ekselenca e tij Tonin Beci. Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë e ka takuar kryetari i Komunës urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj. Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, Fadil Kajoshaj.
Gjatë takimit kryetari i Komunës urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj ka thënë se edhe ky takim është tregues i marrëdhënieve shumë të mira në mes dy shteteve, si dhe mund të jenë shembull edhe për të tjerët në rajon. Ka informuar mysafirin e nderuar me atë se komuna urbane disponon me buxhet respektabil. Poashtu, z. Beci i ka treguar edhe për planet që ka që së bashku me qarkun e Shkodrës të aplikojnë për IPA projektet dhe njëkohësisht ka pohuar që pikërisht fuqizimi i lidhjeve mes trevës së Malësisë dhe Shkodrës është mënyra që përmes realizimit të projekteve të caktuara të avansohet bashkëpunimi, tanimë i suksesshëm. Posaçërisht iu është referuar studentëve që janë nga treva jonë, e të cilët studiojnë apo dëshirojnë të studiojnë në universitetet e Shqipërisë, duke theksuar se do të ishte e dobishme që të siguroheshin kuotat për regjistrim në drejtime të caktuara, të cilat janë deficitare në trevën tonë. Gjatë bisedës është përmendur edhe idea e trajtuar tanimë mbi ndërtimin e rrugës Dinoshë-Vërmosh-Plavë. Ka cekur edhe nevojën e një shkëmbimi kulturor më intenziv, e posaçërisht me komunat të cilat janë në afërsinë tonë.
Ambasadori Beci është pajtuar me atë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të shkëlqyera. Ka thënë se është i njoftuar me tematikën e cila ka të bëjë me ndjekjen e studimeve në Shqipëri për studentët nga këto treva dhe që është bërë mjaft në atë drejtim, mirëpo gjithëherë ka vend për përmirësim dhe ka shprehur gatishmëri për avansim të mëtejshëm të benefiteve të fituara. Z. Beci, poashtu tregon se kryetarët e Qeverive të dy shteteve, kanë arritur parimisht marrëveshjen mbi ndërtimin e rrugës Dinoshë-Vërmosh-Plavë, si dhe që do të fillohet me realizimin e këtij projekti madhor kur këtë t’a lejoj edhe situata financiare.
Pjesëmarrësit e takimit kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm më intenziv, kurse kryetari i Komunës urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj i është falenderuar mysafirit për vizitën.
Kryetari i KU Tuz
Nikollë GEGAJ