Piknik në nderë të 10-vjetorit të Malesia.Org

Dje, me 14 shtator, me rastin e 10-vjetorit, stafi i Malesia.Org organizoj piknik në Vitojë të Malësisë.
Ishte ky një piknik modest pran Liqenit të Shkodrës në natyrën e mrekullueshme të Vitojës, ku stafi i Malesia.Org me të ftuarit, miq e bashkëpunëtorë kaluan disa orë duke biseduar, shoqëruar dhe ngritën nga një gotë.
Ndër të ftuarit ishin Sytki Ndrecaj, N/Prefekti i Malësisë së Madhe, Shtjefën Ivezaj, fotografi i parë në Malësi dhe pronarë i Muzeut Etnografik të Malësisë, prof. Sead Lulanaj, Muhamed Gjokaj, gazetarë, Gjokë Dukaj, gazetarë, Ali Salaj, kryeredaktor i Kohës Javore, Rifat Ymeri nga TV1 Channel – Shkodër, përfaqësues të TV Boin etj.
Mysafiri nga tjetra anë e Malësisë, nga Kopliku, zotëri Sytki Ndrecaj mbasi i përshëndeti të pranishmit dhe uroj stafin e Malesia.Org, ndau edhe një telegram-urimi stafit tonë. Gjithashtu edhe zotëri Shtjefën Ivezaj ndau një mirënjohje për punën e portalit tonë.
Falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë në piknik dhe ata që nuk patën mundësi të vinin por na përcjellën urimet përmes telefonit dhe emailit, gjithashtu Marjan Dedvukaj i cili me mjeshtri përgatiti ushqimet në zgarë si dhe vëllezërit Ilir dhe Leon (Bobi) Junçaj për tavolinat dhe karrigat.

Mirupafshim në aktivitete tjera!
Stafi Malesia.Org

FOTOGRAFITË KOMENTOJE