Lojrat Olimpike për të rinj “Singapor 2010”
Singapori ishte nikoqir i Lojrave Olimpike për të rinj. Në këtë eveniment sportiv i cili u mbajt nga data 14 – 26 gusht morën pjesë 205 shtete, që shënon rekord sa i përket përfaqësueseve pjesëmarrëse.
Në këto lojra morën pjesë mbi 3600 sportistë që garuan në disiplina të ndryshme sportive.
Mali i Zi u prezantua në pesë disiplina: futboll, tenis, xhudo, not dhe taekwondo. Delegacioni i Malit të Zi përbëhej gjithsej prej 22 sportistëve dhe tetë anëtarëve të stafit drejtues dhe teknik.
Pjesëtar i Përfaqësueses së Malit të Zi ishte edhe Vilson Lajçaj i cili garoi në disiplinën taekwondo.
Lajçaj këtë herë nuk u kurorëzua me medalje pasi që ai u mund nga rusi Sirazhov, i cili më pas humbi në finale nga koreani Kim. Mirëpo sipas trajnerit Nikollë Gegaj renditja e Lajçajt në pesëshen e parë është rezultati më i mirë i arritur deri tani i një përfaqësuesi nga Mali i Zi në lojëra olimpike në këtë sport. Nikollë Gegaj i cili ishte në cilësinë e zëvendëskryetarit të Përfaqësueses së Malit të Zi u shpreh se “Lojërat Olimpike “Singapor 2010” do të mbesin në kujtesë për mikpritjen e ngrohtë të nikoqirit i cili me këtë rast kishte angazhuar mbi njëzet mijë vullnetarë që ndihmuan dhe përkrahën të gjithë sportistët që morën pjesë në lojrat olimpike për të rinj.” /Koha Javore – M.Gj./
Lajçaj (kaltërt) – Sirazhov (kuq)
photo by: XINHUA/SYOGOC-Pool/Jin Liangkuai – All Rights Reserved