Portret: Sytki Ndrecaj, Nënprefekt i Malësisë së Madhe

Njeriu që bashkon

Kontributi i Sytki Ndrecajt është i madh sepse theu tabunë për shqiptarët ”se nuk dinë të bashkohen”. Përveç efektit të bashkimit, gjesti i tillë tregon më shumë përkujdesin dhe dashurinë që ai e shpreh për Malësisë në tërësi. Ai po ashtu tregoi gatishmëri për bashkëpunim në të gjitha fushat që çojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar të Malësisë.

Malësia, ky shkëmb i fortë që ndër shekuj qëndron i pamposhtur, ndër shekuj ishte vatër e lëvizjeve për liri gjatë periudhave të ndryshme kohore. Dhe tërë kohën ka ruajtur unitetin dhe bashkëjetesën që me krenari shqiptarët e kësaj krahine sot i thonë vetes “jemi malësorë”. Kjo pa dyshim është meritë e burrave dhe grave më të dalluara, që në momente kyçe historike dhanë kontributin e vetë të çmuar. Sot Malësia edhe pse e ndarë me kufij administrativë në dy shtete, si kurrë më parë tregon vullnet për bashkëpunim dhe përkrahje vëllazërore. Gatishmëria për të ndihmuar Malësinë jorastësisht shkon në adresën e njërit prej burrave të kësaj treve, Sytki Ndrecaj, nënprefekt i Malësisë së Madhe. Ai me angazhimin e tij personal dha kontributin e vet në drejtim të bashkimit të faktorit shqiptar në Malësinë këndej kufirit. Ky gjest vellëzëror i tij hasi në mirëkuptim dhe u kurorëzua me koalicionin e disa forcave politike që veprojnë në Malësi. Pavarësisht rrezultatit që ky bashkim i forcave pati në zgjedhje të majit të këtij viti, kontributi i z. Ndrecaj ishte i madh sepse theu tabunë për shqiptarët ”se nuk dinë të bashkohen”. Përveç efektit të bashkimit, gjesti i tillë tregon më shumë përkujdesin dhe dashurinë që ai e shpreh për Malësisë në tërësi. Ai po ashtu tregoi gatishmeri për bashkëpunim në të gjitha fushat që çojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar të Malësisë.
Po ashtu duhet të vlerësohen disa inkurajime të tij personale që bashkojnë Malësinë, si fillimi i punimeve të rrugës Shkodër – Hani i Hotit, rrugë e cila sjell mirëqënien për Malësinë brenda kufirit të Shqipërisë, por me këtë rrugë lidh edhe pjesën tjetër të Malësisë. Falë aktiviteteve të tij të shumta për të ngritur Malësinë në piedestalin e merituar, Ndrecaj është personi i mirëpritur në shumë evenimente dhe festa në të cilat organizohen në Malësinë këndej kufirit, në të cilat ai merr pjesë.
Sytki Ndrecaj rrjedh nga fshati Boriç i Madh të Komunës Gruemirë. Me përfundimin e shkollës së lartë, në fillimet e lëvizjes studentore, në fund të vitit 1990, u gjet në krye të elitës malësore. Komuniteti i Komunës Gruemirë e mbështeti fuqishëm në zgjedhjet e para pluraliste për pushtetin vendor në korrik të vitit 1992 duke e zgjedhur kryetar të Komunës Gruemirë për katër vjet.
Gjatë mandatit katërvjeçar është dalluar për ndershmëri dhe aftësi komunikuese e sidomos në thithjen e investimeve, si në ujësjellës, shkolla, rrugë, qendra shëndetësore etj. Ajo çfarë duhet të veçohet janë përpjekjet e tij në drejtim të frymës kombëtare ku vlen të shënohet kontributi i tij gjatë vitit 1995 në Kuvendin Mbarëkombëtar Shqiptar që drejtohej nga figura të shquara publike dhe mbarëkombëtare ku përfaqësoheshin të gjitha viset shqiptare. Aty zë fill edhe sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe problemeve që ballafaqohen shqiptarët në rajon. Tani përveç që gëzon postin e nënprefektit të Malësisë së Madhe, ai drejton me kompetencë të plotë Levizjen Socialiste për Integrim në rreth si dhe është anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së. /Koha Javore – M. Gjokaj/

KOMENTOJE