Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në aksin Vuksanlekaj – Sukruq – Kodërbudan

Vërtet është lajm i mirë që pjesa jugore e Malësisë, fshatrat Vuksanlekaj, Sukruq, Kodërbudan, Dreshaj, Nënhelm, Vrane dhe Vllanë do të fitojnë rrjetin e ujësjellësit me ujë të pijshëm.
Megjithatë hapja e kanaleve të ujësjellësit në aksin rrugor Vuksanlekaj – Sukruq – Kodërbudan (në gjatësinë 7.5 km) që filluan me 28.07.2010 kanë paralizuar rrugën dhe qarkullimi i automjeteve është tepër i rënduar.
Nga ajo që mund të vërehet, së pari do të hapet kanali i tërë e më vonë do të vendosen e gypat dhe punimet tjera.
Është e pakuptueshme pse punimet nuk u ndanë në disa pjesë apo faza, ku mbas hapjes së kanalit të një pjesë të caktuar, të vendosën gypat e ujësjellësit dhe të mbyllet kanali e më tej të vazhdohet me hapjen e kanalit në pjesën tjetër, vendosjen e gypave, e ashtu më radhë, e që mos të ju bllokohet rruga këtyre fshatrave për kaq kohë të gjatë. Në këtë mënyrë asfalti do të dëmtohej më pak, qarkullimi i automjeteve do të ishte lehtë dhe mundësia më e vogël që kanali të mbushet nga rrëshqitjet e dheut, para vendosjes së gypave.
Investitor është Kryeqyteti Podgorica dhe Agjensioni për Ndërtimin dhe Zhvillimin e Podgoricës kurse data e përfundimit të punimeve, sipas tabelës së vendosur pranë punimeve nga ky agjension është 28.09.2010, pra edhe dhjetë ditë. /R.Ivezaj/

KOMENTOJE