Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi do të vizitojë më 22 shtator komunitetin shqiptaro-amerikan, në zonën metropolitane Detroit.
Ky komunitet llogaritet të ketë 150.000 banorë. Kjo është vizita e parë e Presidentit Topi në Michigan, raporton Balkan Web.
Ai do të shoqërohet nga gruaja e tij, dy vajzat dhe këshilltarët.
Programi do të fillojnë duke vizituar statujat e Nënë Terezës, në Kishën Katolike të Shën Palit, në Rochester Hills. Ai po ashtu do të vizitojë monumentin e Skënderbeut në Kishë.
Pas kësaj ceremonie do të ketë një dreke, ku do të jenë të pranishëm shqiptarë dhe udhëheqësit e bashkësive fetare, si dhe mysafirë të posaçëm si: kryetarët e Detroit, Rochester Hills dhe Rochester. /Telegrafi/